Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sot afati i fundit për deklarimin e tatimit të thjeshtuar për Biznesin e Vogël

Postuar: 12/02/2018 - 17:16

Tatimet kujtojnë se sot është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për Biznesin e Vogël me qarkullim nga 0-5 dhe nga 5-8 milionë lekë.

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar kjo deklaratë vjetore duhet të dorëzohet nga;

-Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
-Të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.

Administrata tatimore ju këshillon të plotësoni korrektësisht dhe në afat këtë deklaratë vjetore për të shmangur penalitetet administrative parashikuar ligjin nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Për informacion dhe asistencë lidhur me plotësimin dhe dorëzimin e kësaj deklarate mund t’i drejtoheni sporteleve të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve në të gjithë vendin ose të telefononi në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve 0800 00 02./monitor/

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 53

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 13:08

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë duke shënuar një rënie të fortë në tregun vendas.

Postuar: 22/10/2018 - 07:46

Kjo vjeshtë ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në të gjithë vendin për shkak të temp

Postuar: 21/10/2018 - 08:08

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe 3 Sekretarë të Përgjithshëm ministrish rrezikojnë të k

Postuar: 20/10/2018 - 07:36

Avokatura e Shtetit duket se ka dalë nga shinat e një institucioni normal të shtetit shqiptar.

Postuar: 19/10/2018 - 21:11

Një vendim i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, i pasuar nga një tender për dhënien me koncesio

Postuar: 19/10/2018 - 08:41

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 19/10/2018 - 07:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për revokimin e 4 lejeve minerare n