BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Ekonomia

Stabilizimi i kursit të këmbimit, Ministri i Financave takohet me Guvernatorin e BSH

Stabilizimi i kursit të këmbimit, Ministri i Financave takohet me

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike, bashkëpunimin mes dy institucioneve, si edhe pritshmëritë për të ardhmen.

Ministri Mete dhe Guvernatori Sejko vlerësuan se ekonomia e vendit ka treguar qëndrueshmëri në përballjen me goditjet e njëpasnjëshme, që nga tërmeti, pandemia dhe kriza e energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë.

Pavarësisht situatës jo të favorshme globale, ata vlerësuan se parashikimet e fundit vazhdojnë të mbeten pozitive për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme. Sektori i shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit kanë luajtur rol kyç në rritjen ekonomike.

Mësohet se çështje të tjera diskutimi në takim ishin ecuria dhe masat për stabilizimin e kursit të këmbimit, nxitja e kreditimit, avancimi me sistemin e pagesave, etj.

Gjithashtu, Ministri dhe Guvernatori biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional edhe në kuadër të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), me synim dakordësimin e një plani të përbashkët veprimi. Me këtë rast u vlerësua qëndrueshmëria e sistemit financiar që ka përmirësuar ndjeshëm treguesit cilësorë dhe sasiorë.

Ministri theksoi rëndësinë e përshpejtimit të investimeve publike për të stimuluar  më tej zhvillimin ekonomik të vendit. “Tregu i punës vazhdon të mbetet i fortë, me papunësinë në nivele më të ulëta historike dhe punësimin e pjesëmarrjen në rritje. Politika fiskale mbetet e kujdesshme për uljen e rreziqeve të financimit dhe prioritizimin e shpenzimeve publike me impakt për vendin.

Palët diskutuan mbi pritshmëritë në lidhje me inflacionin dhe efektet e tij në ekonomi, si edhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë për kthimin e inflacionit në nivelet e synuara nga politika monetare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.