Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Strategjia e qeverisë për ekonominë, nis tërheqja nga koncesionet, ja skema që do përdoret për taksën e pronës

Postuar: 10/07/2019 - 08:21

Qeveria ka nisur të tërhiqet nga skema e koncesioneve. Edhe pse pak vite më parë shihej si një skemë që ndihmonte ekonominë, tani ka filluar të shihet me skepticizëm. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një strategji për Menaxhimin e Financave Publike 2019-2022 ku flitet dhe për Partneritetin publik Privat. “Shkrirja e Ministrisë së Ekonomisë me Ministrinë e Financave krijoi probleme me koordinimin për menaxhimin e PPP-ve në kuadrin e përgjithshëm të MIP-it dhe është e nevojshme që kjo të adresohet në planin afatshkurtër. Shqipëria ka një portofol relativisht të ulët të PPP-ve (vlerësohet të ketë një investim total ekuivalent me 36% të PBB-së në vitin 2017) dhe është duke u zgjeruar. Kjo kërkon aftësi më të forta analitike në agjencitë qeveritare dhe në MFE për të vlerësuar si duhet raportin kosto/përfitim dhe për të përmirësuar dizajnin dhe mbikëqyrjen e projekteve. Brenda MFE-së kapaciteti për vlerësimin, monitorimin dhe menaxhimin e projekteve të investimeve publike përfshirë PPP-të, është i copëzuar dhe është si në përgjegjësinë e Drejtorisë për Koncesionet që është në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme për Përputhshmërinë dhe Rregulloret dhe nën Drejtorinë për Programimin Buxhetor (DPB) dhe nën Njësinë për Riskun Fiskal (NjRF) në varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, në faza të ndryshme të PPP-ve, të cilat janë të ngarkuara me analizimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen”, thuhet në dokument. Nga ana tjetër theksohet se, Drejtoria për Menaxhimin e Investimeve Publike, gjithashtu në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, nuk është e përfshirë me PPP-të. Raporti thekson se aktualisht, në MFE nuk ka koordinim efektiv mes zhvillimit të PPP-ve dhe ciklit të përgjithshëm të investimeve publike. “Gjatë katër viteve të ardhshme, qeveria do të fokusohet në zgjerimin e organizimit institucional dhe të kapaciteteve për përzgjedhjen e projekteve, vlerësimin dhe monitorimin e të gjitha projekteve të investimeve publike përfshirë PPP-të”, thekson raporti.

Taksa e pronës.

 Në strategji i kushtohet një rëndësi dhe taksës së pronës. Aty deklarohet se do ketë një ligj të ri për mbledhjen e kësaj take. “Fokusi për të ardhmen do të jetë i njëjtë; të menaxhohen në mënyrë efektive, efikase dhe transparente të ardhurat tatimore. Krahas kësaj, Qeveria e Shqipërisë do të përpiqet të rrisë numrin e taksapaguesve që përmbushin detyrimin e tyre për të paguar taksat sipas ligjit, dhe do të rrisë normën e mbledhjes së taksës së pasurisë. Ka pasur shumë përmirësime në menaxhimin e riskut të përputhshmërisë, sistemet e teknologjisë së informacionit, strukturat organizative dhe transparencën për taksapagaguesit, nëpërmjet fushatave të ndërgjegjësimit, faqeve të internetit më të thjeshta për përdoruesit dhe qendrave thirrëse”, thuhet në dokument. Më tej bëhet e ditur se sistemi i kadastrës fiskale do jetë i gjtih në funksion. “Për të hedhur bazën e informacionit për taksën e re mbi pasurisë u krijua sistemi i kadastrës fiskale në muajin nëntor 2018 dhe të gjitha bashkitë përdorin tashmë sistemin. Zhvillime të mëtejshme janë në poçes për të përditësuar sistemin e TI. Një ligj i ri për taksën e pasurisë është hartuar dhe do të konsultohet me partnerët e jashtëm. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë po bashkëpunon me administratën tatimore të Suedisë, Kosovës dhe të Shqipërisë për të ngritur sistemin e kadastrës fiskale”, theksohet në dokument.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:27

Zbardhet paketa fiskale e qeverisë për vitin 2020. Pas buxhetit, në Kuvend janë depozituar dhe ndryshimet në ligjet fiskale, ku parashikohen disa risi.

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë.

Postuar: 09/11/2019 - 07:25

Qeveria ka prezantuar dje në Kuvend buxhetin për vitin 2020.

Postuar: 08/11/2019 - 07:34

Naftëtarët, minatorët dhe metalurgët në vend pritet që shumë shpejt të trajtohen me pension suple