BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Ekonomia

“Superleku”/ Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet

“Superleku”/ Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari

Leku po fiton pozita gjithnjë e më të forta në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore. Përveçse është forcuar më shumë se kurrë më parë kundrejt Euros, monedha vendase po forcohet ndjeshëm edhe kundër Dollarit Amerikan. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye sot me 99.99 lekë, duke rënë poshtë kufirit të 100 lekëve për herë të parë në pothuajse 12 vjet. Hera e fundit që monedha amerikane pati rënë poshtë këtij kufiri kishte qenë shtatori i vitit 2011.

Në rënie të ndjeshme paraqitet edhe Paundi Britanik, që sot u këmbye me 124.32 lekë, niveli më i ulët historik në kursin e këmbimit me Lekun (të paktën prej vitit 2004, kur nis seria e të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë). Ekspertët shpjegojnë se kursi i Dollarit Amerikan dhe valutave të tjera në raport me lekun është i lidhur ngushtë me kursin e Euros, që ngelet pikë referimi për agjentët valutorë në Shqipëri, sepse është monedha e huaj më e lehtë për t’u tregtuar në tregun e brendshëm.

Fakti që Euro vlen më pak se kurrë kundrejt Lekut mund të shpjegojë edhe nënçmimin e fortë të Dollarit dhe Paundit ndaj monedhës sonë, e gërshetuar pjesërisht edhe me zhvillimet në tregjet valutore botërore, ku Euro në muajt e fundit ka një tendencë mbiçmuese, veçanërisht ndaj Dollarit Amerikan. Rënia e Euros, Dollarit dhe Paundit po e bën lekun gjithnjë e më të fortë ndaj monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë. Këto zhvillime kanë tendencë t’i bëjnë më të lira importet e mallrave nga jashtë dhe të zbusin presionet e jashtme inflacioniste në ekonomi. Euro është monedha dominuese në këmbimet tregtare, por edhe Dollari Amerikan ka një rol të rëndësishëm, sidomos në tregjet e lëndëve të para dhe të karburanteve.

Por, njëlloj siç po ndodh me Euron, forcimi i lekut po ndikon negativisht segmentin e eksporteve në Dollarë Amerikanë, veçanërisht në sektorë si nafta apo bimët medicinale. Në këtë mënyrë, Leku i fortë po bëhet një kërcënim për konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare të mallrave, por edhe të shërbimeve, përfshirë këtu ato turistike. Në rastin e kursit me Paundin, efektet mund të jenë veçanërisht të rëndësishme te remitancat. Vlerësohet se remitancat nga shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë ardhur në rritje gjatë viteve të fundit dhe zhvlerësimi i Paundit ndaj Lekut dëmton familjet pritëse të këtyre dërgesave.

Ndërkohë, Euro vazhdoi edhe sot rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Monedha europiane u këmbye mesatarisht me 106.95 lekë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 107 lekëve dhe duke shënuar, për të tetën ditë radhazi, një minimum të ri historik. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek ka arritur gjithashtu një ritëm rekord prej 10.8%. Agjentët e këmbimit e shpjegojnë rënien e Euros me ofertën shumë të lartë të monedhës europiane, ndërsa paralelisht oferta e Lekut shfaq një tendencë shtrënguese, si rezultat i kursit të politikës monetare dhe asaj fiskale.

Emetimi i një Eurobondi prej 600 milionë eurosh ditën e djeshme nga qeveria shqiptare potencialisht mund të rrisë më tej ofertën valutore në ekonominë shqiptare në vazhdim gjatë këtij viti, duke theksuar më shumë tendencën mbiçmuese të Lekut./Monitor