Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Taksa e banesës, UKT thjeshton procedurat, ja si duhet të veprojnë qytetarët për të bërë deklarimin nga shtëpia

Postuar: 05/10/2019 - 07:40

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka thjeshtuar procedurat për taksën e banesës. 30 tetori është afati i fundit për deklarimin e të dhënave për banesat dhe një numër i madh i banorëve nuk është paraqitur ende pranë pikave të UKT. Për këtë arsye ditën e djeshme është bërë e ditur hapja e një platforme on-line që mundëson deklarimin e të dhënave dhe bëhet përllogaritja e taksës së banesës. “Nuk keni mundësi të shkoni pranë PIKA UKT për të kryer vetëdeklarimin për llogaritjen e taksës së ndërtesës?Tani çdo gjë është më e lehtë për ju, pasi këtë veprim mund ta kryeni online. Shkoni në linkun e paraqitur në faqe dhe ndiqni hapat e saktë në plotësimin e formularit”, thuhet në njoftim.Teksa vazhdon të kujtojë se 30 tetori është afati i fundit, UKT u kërkon qytetarëve që të ndjekin me kujdes udhëzimet, që ky proces mos të shfaqi asnjë pengesë për regjistrimin e tyre në sistem.“Ju lutemi të tregoni kujdes në ngarkimin e dokumenteve sipas udhëzimeve përkatëse, në mënyrë që vetëdeklarimi të jetë i rregullt. Afati për të kryer këtë proces vijon deri më 30 tetor”, lajmëron UKT. Gjithashtu në njoftim paraqitet dhe mënyra se si mund të regjistrohesh on-line. Fillimisht duhet të hyni në faqen zyrtare të UKT-së “Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.a”, aty do të shfaqet faqja me mbi shkrimin “Konsultoni faturën dhe detyrimet tuaja Online”, në këtëfaqet klikoni mbi “Vetë-deklarimi për Taksën e Ndërtesës”, nga ku do të shfaqet formular që duhet të plotësoni me informacionet e nevojshme për vetëdeklarimin on-line.

Dokumentet e vetëdeklarimi dhe përllogaritja e taksës

Të gjithë qytetarët që kanë një kontratë të kategorisë familjare me UKT, për të bërë vetëdeklarimin online apo edhe pranë pikave të UKT u nevojiten disa dokumentacione. Nëpërmjet këtyre dokumenteve qytetarët mund të plotësojnë formularin me informacionet që u kërkohen. Pra, çdo qytetar duhet të posedojë: Karta e Identitetit; certifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi, akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka; libreza e ujit apo një faturë UKT. Për çdo problem apo paqartësi mund të klikoni mbi linkun “Ankesë / Kërkesë”, i cili shfaqet në momentin që hyni në platformë. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe mënyra se si bëhet përllogaritja e taksës sëbanesës. Sipas udhëzimeve të UKT-së, llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%. Pra nëse një apartament me sipërfaqe 70 m², shumëzuar me çmimin vlerësues 60.000lek/m² shumëzuar me 0.05%, taksa vjetore që duhet paguar llogaritet 2 100 Lekë, ku për çdo muaj vlera që duhet paguar është 175 lek.Në lidhje më këtë UKT sqaron se menjëherë do të nisin verifikime në terren. Për ato raste kur një banese nuk i përcaktohet sipërfaqja, përllogaritja do të bëhet sipas vlerës referuese. “Për të gjitha deklarimet e bëra do të nisin verifikimet në terren, ku do të kryhen dhe korrektime në regjistrin e bazës së të dhënave. Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar në metodologjinë e miratuar me VKM nr.132, datë 07.03.2018, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë. Ujësjellësi i Kanalizimeve Tiranë njofton se për banesat që nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja, do të aplikohen vlerat referuese. Për ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1993, do të vlerësohen me 100 metra2, ndërsa për ndërtesat e ndërtuara para këtij viti do të vlerësohen me 70 metër2”, thuhet në njoftimin e UKT. Taksa do të aplikohet dhe për garazhet, bodrumet dhe për çdo ndërtesë tjetër, mbi apo nën tokë, që përdoren për qëllime banimi.

Esmeralda Hida

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 08:13

Hedhja e kontributeve shoqërore është një çështje që ka shkaktuar alarm në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Postuar: 12/10/2019 - 07:57

Qeveria ka ulur numrin e dokumenteve që duhet të paraqesin ushtarakët, policët, zjarrfikësit apo

Postuar: 11/10/2019 - 07:54

Masa e pensionit suplementar për policët dhe ushtarët do të shkojë deri në 50 për qind.

Postuar: 10/10/2019 - 07:24

Qeveria ka çuar në Parlament aktin normativ për ndryshime në buxhet.

Postuar: 08/10/2019 - 07:26

Nuk kanë fund skandalet e Spitalit Amerikan sa i takon koncesionit të hemodializës.

Postuar: 06/10/2019 - 07:50

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar bizneseve që të pajisen me llogari bankare brend