BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Taksa e pronës nga 1 janari, zbardhen 3 variantet e diskutuara me FMN për institucionin që do të mbledhë të ardhurat

Taksa e pronës nga 1 janari, zbardhen 3 variantet e diskutuara me FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare që taksa e rritur për banesat të hyjë në fuqi që nga 1 janari dhe të ndryshojë mënyra e mbledhjes. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, zbulon tre variantet që janë diskutuar me FMN për mbledhjen e taksës së pronës. Sipas tij, kjo taksë ose mund të mblidhet nga OSHEE, ose nga një agjensi qendrore siç mund të jetë projekti i propozuar nga qeveria për bashkimin e Hipotekave, Aluiznit dhe Agjencisë së Pronave, ose mbledhja nga vetë bashkitë. “Për aq sa kam diskutuar, ka pasur tre propozime. Ose një agjenci qendrore në kuadrin e këtij riorganizimi të katër agjencive të mëdha që ka propozuar qeveria. Personalisht nuk jam për agjenci në dorë të qeverisë. Tjetra është OSHEE, që ka avantazhet dhe disavantazhet nëse do privatizohet nesër. Së treti, secila bashki t’u dalë për zot pronave të veta me taksë dhe shërbime”, u shpreh Haxhimali. Ndërkohë, sa i përket bazës së taksës dhe mënyrës se si do llogaritet fatura, Haxhimali tha se flitet për gjëra të kombinuara, ku ka koeficient sipërfaqja, ka koeficient gjithashtu dhe vlera, si për shtëpitë e reja në Bllok si për shtëpitë e vjetra. Sipas tij, shtëpitë do të kategorizohen. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive pohon më tej se pjesë e taksës së pronave janë katër; taksa e ndërtesës, truallit, tokës bujqësore dhe taksa për transferimin e pasurisë. Me ligjin aktual, taksa e banesës është fikse për metër katror. Të dhënat e portalit financatvendore.al tregojnë se për vitin 2016 në total nga 61 bashkitë u mblodhën vetëm 29 milionë euro nga 100 milionë euro që parashikoheshin.

Ahmetaj: Taksa, sipas vlerës së tregut

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi pak ditë më parë në një dalje për mediat se tashmë është gati drafti final për taksën e pronës, e cila nis zbatimin nga 1 janari 2018. Ahmetaj hodhi poshtë zërat për një diferencim në taksim për shtëpitë e dytë dhe të treta. Sipas tij, formula në vetvete nuk përbën ndonjë surprizë pasi ashtu siç ishte deklaruar taksimi do të bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë dhe jo sipas çmimit fiks, por ministri nuk dha detaje se sa do të jetë përqindja që do të aplikohet. “Ministria e ka të detajuar draftin për taksën e pronës dhe nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpitë e dyta. Ajo që përmban, është kalimi nga taksë fikse, në referencë të vlerës. Pra, nëse një shtëpi i është referuar gjithmonë çmimeve minimale fiskale dhe mbi të është vendosur një taksë fikse, tani do të kalojmë në nivelin e vlerës reale të shtëpisë. Po marr një shembull: Shtëpia juaj nuk është 800 euro metri katror, por në fakt është 1.200 euro metri/katror, kjo në bazë të transaksioneve. Mbi këtë vlerë reale do të aplikohet përqindja e taksës. Është një proces që s’do bëhet që në 1 janar 2018, por nis nga 1 janari. Edhe një herë, për të qenë të qartë nuk do të ketë tarifë të diferencuar”, u shpreh Ahmetaj, duke pretenduar më tej se në harkun e dy viteve do të kemi një kadastër fiskale që do të jetë në favor të vlerës reale të pronës dhe bashkive që edhe e përfitojnë këtë taksë.