BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Taksa e pronës ndryshon sërish, Tirana drejt taksimit progresiv sipas sipërfaqes së banesës, ja kategoritë që e pësojnë

Taksa e pronës ndryshon sërish, Tirana drejt taksimit progresiv sipas

“Kush ka një banesë më të madhe, do të paguajë më shumë taksë prone”. Ky është propozimi më i ri i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili duket se së shpejti do të sjellë taksim progresiv për pronën, njësoj si tatimi mbi të ardhurat personale nga paga. Veliaj theksoi se po punohet me USAID për konceptimin e një takse prone progresive, në bazë të të ardhurave që kanë individët apo bizneset. “Do të duhet të vazhdojmë që për familjarët të mbajmë tarifën bazë, por për ata që kanë 500-1000 metra katrorë shtëpi dhe që bashkia duhet të bëjë sforco për t’i çuar shërbimet dhe investimet deri tek vila e iksit apo ypsilonit, patjetër që duhet të ketë një pagim progresiv dhe këtu. Dhe për ata që janë përfituesit më të mëdhenj të të mirave publike, duhet të kontribuojnë më shumë. Një gjyshe, ose një familje pensionistësh, dikush me ndihmë ekonomike, apo një familje me të ardhura të mesme duhet të vazhdojë të paguajë çmimin modest, që sot është thuajse afrofe për të gjithë qytetin. Ama, për ata që janë mbi 1 përqind dhe kanë rreth 50 përqind të të ardhurave të një qyteti, do të duhet që të kontribuojnë pak më shumë dhe është e ndershme ta themi këtë para 30 qershorit”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj gjatë konferencës kombëtare "Forcimi i Dialogut mbi Financat e Qeverisjes Vendore: Sfidat, Mundësitë, Transparenca dhe Përgjegjshmëria", e cila u zhvillua ditën e djeshme nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Pagesa për taksën e re të pronës ka filluar të mblidhet që nga janari i këtij viti, ku qytetarët e paguajnë atë në faturën e ujit. Aktualisht, për banesat ata paguajnë 0.05 përqind të vlerës, ndërsa bizneset 0.2 përqind të ambientit ku ushtrojnë aktivitetin.

Raporti i Financave për qeverisjen lokale

Ministria e Financave prezantoi dje gjatë konferencës "Forcimi i Dialogut mbi Financat e Qeverisjes Vendore: Sfidat, Mundësitë, Transparenca dhe Përgjegjshmëria” një raport zyrtar për financat vendore, që analizon dhe diskuton me qeverisjen lokale arritjet dhe sfidat e reformave të buxhetit vendor të vit të mëparshëm. Raporti është i rëndësishëm për të monitoruar progresin e reformave dhe krijon një mundësi për të gjithë që të reflektojmë mbi bazën e të dhënave për rezultatet e reformave, pritshmërive apo hapave të tjera që janë të nevojshme për në vijim. Miratimi i Ligjit për Financat e Vetëqeverisjes Vendore, si dhe i akteve nënligjore në zbatim të tij kanë bërë që menaxhimi i financave publike në nivel vendor të përmirësohet ndjeshëm. Kështu, madhësia e transfertës së pakushtëzuar, si një ndër burimet kryesore të financimit të buxhetit të shtetit për qeverisjen vendore, është 42% më e lartë se sa ajo e vitit 2015, si vit para fillimit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale. Madje, tendenca në rritje e transfertës së pakushtëzuar ka vazhduar edhe në vitin 2019 ku rritja është mbi 1 miliard lekë. Për vitin 2018, krahasuar me 2017, të ardhurat totale të pushtetit vendor ishin rreth 6 miliardë lekë më të larta. Edhe për vitin 2019, të ardhurat e pushtetit vendor janë parashikuar me rritje, madje që në tremujorin e parë të këtij viti ato janë 1.3 miliard lekë më të larta se sa parashikimi. Kjo flet qartë, për efektet pozitive reale të reformave të ndërmarra, si dhe për një vëmendje të shtuar të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në mirëmenaxhimin e financave publike vendore. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është nën një reformim të thellë, ç’ka krijon mundësi dhe kushte për rritje të të ardhurave dhe përmirësim të administrimit financiar të të gjitha taksave e tarifave të tjera vendore. Kjo rritje e të ardhurave për qeverisjen vendore përkthehet në financim më të mirë të funksioneve vendore e për rrjedhojë të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Rritja e autonomisë fiskale e qeverisjes vendore duhet të shoqërohet me një rritje të cilësisë së shërbimeve që ofrojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke siguruar një përdorim eficient, efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare në dispozicion. Gjatë konferencës u konfirmua se raporti Zyrtar për Financat Vendore dhe takimet me përfaqësuesit e pushtetit lokal do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme, si një standard i ri në komunikimin midis pushteteve dhe në rritjen e transparencës në raport me taksapaguesit. Po ashtu, u shpreh gatishmëria e MFE për reformimin e financave publike, qendrore dhe vendore, me qëllim që paratë e taksapaguesve të përdoren për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.