Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Taksa ndërtesës në proces rishqyrtimi nga qeveria, drejt përfitimit pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike

Postuar: 14/11/2017 - 07:52

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shtyllat kryesore të buxhetit të vitit 2018, ndërsa ka sjellë në vëmendje shkurtimisht dhe reformat që do të ndërmerren gjatë mandatit katër vjeçar. Rama ka cilësuar se projektet zhvillimore do të kenë një shtrirje në të gjitha qarqet e vendit nga veriu në jug dhe pa asnjë dallim, pasi sipas tij, kjo është e turpshme që akoma nuk kemi një segment rrugor, i cili përmbush të gjithë parametrat e sigurisë së standardeve evropiane. Në fjalën e tij, kryeministri vlerësoi se buxheti i vitit 2018 është një hap i rëndësishëm për vendin që duam, por edhe ëndrrën për aspiratat ndërkombëtare për të gjithë shqiptarët. “Ky buxhet investon tek e ardhmja, investon te rritja e nivelit të jetesës, ndikon te forcimi i shtetit. Të ardhurat e buxhetit me 6.3 %. Buxheti i 2018 ka paketën më të madhe të investimeve publike, më shumë se 5%. Rritja ekonomike është bërë e qëndrueshme, kemi bërë një ndryshim me 4 vite më parë. Ky ndryshim nuk është arritur asnjëherë më para, ky buxhet bazohet në të ardhurat e brendshme. Buxheti i vitit 2018 është hap i madh drejtë Shqipërisë që duam, ky buxhet e afron vendin tonë më afër BE. Projektet në të kaluarën e kalonin vetëm me imagjinatë”, u shpreh Rama, ndërsa theksoi se reformat e ndërmarra do të kenë si synim që të rrisin përgjegjshmërinë e qytetarëve, por më e rëndësishmja sipas tij është që kompanitë e mëdha të largohen nga shkelja e rregullave dhe dispozitave ligjore, pasi qeveria do të ketë një plan kontrolli tek të gjitha subjektet.

 Investimet

Me këtë buxhet, kryeministri Rama tha se arsimi dhe shëndetësia njohin një rritje të konsiderueshme dhe po ashtu edhe bujqësia ku do vazhdohet të përforcohet theksi tek stimulimi i eksporteve në radhë të parë. Kryeministri vlerësoi gjithashtu se ky buxhet lehtëson familjet që çojnë fëmijët në shkollë, duke garantuar librat falas për 4 vitet e para të shkollës. Nga ana tjetër, ky buxhet financon fillimin e programit të ndërtimit dhe të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore me standarde europiane, në 4 vitet e ardhshme. “Pjesën e luanit” e ka infrastruktura rrugore, por jo vetëm, edhe ujësjellësit, edhe kanalizimet kanë një financim me rritje të konsiderueshme, në raport me të shkuarën. Kryeministri nënvizoi se krahas financimit të drejtpërdrejtë nga buxheti, tanimë ka nisur edhe zbatimi i programit “1 miliardë për rindërtim” në Rrugën e Arbrit. Nga ana tjetër, ai theksoi dhe një herë rëndësinë e reformës së ujit, e cilësuar nga ai si një betejë e të gjithëve. “Është koha që edhe uji të kthehet nga një mall pa zot, në një pasuri kombëtare që gjeneron mirëqenie dhe jo në një pasuri që deri tani na ka gjeneruar vetëm probleme”, deklaroi Rama. Sakaq, lidhur me taksën e pronës, e cila këtë vit nuk do të jetë më fikse, por do të llogaritet mbi çmimet fiskale që janë në fuqi, kryeministri Edi Rama la të nënkuptohej se për pagesën e kësaj takse do të ketë favorizim për pensionistët dhe familjet në nevojë. “Kemi një proces debati, që besoj do ta finalizojmë në ditët në vijim, lidhur me taksën e ndërtesës për pensionistët dhe për familjet me ndihmë ekonomike”, vuri në dukje ai, duke vijuar më tej me impaktin e paketës fiskale në turizëm, biznese, peshkim etj. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 12:19

Agjencitë e vlerësimit të riskut të kreditit janë pjesa më e specializuar e tregut për mënyrën sesi paraqesin një vend para investitorëve, kur këta të fundit duan të japin para borxh.

Postuar: 21/11/2017 - 08:07

Komuniteti i biznesit ka paraqitur kërkesat e tij për paketën fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, e cila u diskutua nen për nen në Komisionin parlamentar të

Postuar: 21/11/2017 - 08:02

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar nen për nen paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës

Postuar: 20/11/2017 - 13:45

Një vrojtim i Bankës Qendrore Europiane tregon se agjentët financiarë në rajonin e Ballkanit vazhdojnë të parapëlqejnë përdorimin e euros në vend të monedhës së tyre kombëtare k

Postuar: 20/11/2017 - 08:40

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpagues, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes.

Postuar: 19/11/2017 - 09:50

Në një prononcim të posaçëm, Banka e Shqipërisë shpjegoi disa arsye se pse bizneset kanë rritur kursimet në banka.

Postuar: 19/11/2017 - 08:16

Administrata tatimore informon të gjithë tatimpaguesit persona fizikë të vetëpunësuar se në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fiz