BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Taksat e reja, në janar rritet çmimi i cigareve, ja humbjet dhe fitimet e shtetit nga ndryshimi i TVSH, tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale

Taksat e reja, në janar rritet çmimi i cigareve, ja humbjet dhe

Si çdo vit, edhe për vitin 2019, qeveria ka planifikuar të ndryshojë disa taksa dhe tatime, të cilat do të kenë ndikim në buxhetin e shtetit. Në relacionin shpjegues të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, qeveria propozon reduktimin e normës së dividendit nga 15% në 8%, që vlerësohet të ketë impakt pozitiv në të ardhurat buxhetore të vitit 2019 me rreth 4.5 miliardë lekë. Po ashtu, propozohet një ulje e ngarkesës fiskale për të punësuarit, duke e rritur fashën e të ardhurave, nga 130.000 lekë/muaj në 150.000 lekë/muaj, që tatohen me normën 13%. Nëpërmjet kësaj mase synohet të ulet barra tatimore për rreth 15.400 punëmarrës, ndërkohë që ky ndryshim parashikohet të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej -0.3 miliardë lekë. Rritja e akcizës së cigareve sipas kalendarit me 3 lekë/paketa pritet të ketë një efekt 0.46 miliardë lekë në buxhetin e shtetit, ndërkohë që ndryshimi i nivelit të akcizës për produktin e duhanit të grirë, puro dhe cigarillos duke u rritur në masën 6,000 lekë/kg, parashikohet të ketë një efekt pozitiv në buxhetin e shtetit prej 0.22 miliardë lekë. Sakaq, ndryshimi në Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” vlerësohet të sjelli një efekt negativ prej -0.3 miliardë lekë në të ardhurat e buxhetit të shtetit, por që parashikohet të sjelli efekte pozitive në zhvillimin e sektorëve që preken. Qeveria propozon po ashtu unifikim të tarifës doganore në masën 10% për të gjitha kodet tetëshifrore të kategorisë 8418 të NMK, që vlerësohet të ketë impakt pozitiv në buxhetin e shtetit në masën 0.05 miliardë lekë.

Parashikimi i të ardhurave sipas zërave

Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohet të jenë 153.3 miliardë lekë, 9.5 miliardë lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2018, ose 6.6%. Burimet e rritjes së TVSH-se në vitin 2019 do të jenë: TVSH që do të gjenerohet si rezultat i rritjes ekonomike dhe indeksit të çmimeve; TVSH nga rritja e volumit të importeve dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare; TVSH nga përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve.

Tatim fitimi

Të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” vlerësohen me rritje 7% ose 2.2 miliardë lekë më shumë se viti 2018, pra parashikohet të arkëtohen 33.5 miliardë lekë. Rritja e parashikuar në tatimin mbi fitimin bazohet: në rritjen ekonomike të parashikuar, çka do reflektohet edhe në deklaratat e tatimpaguesve; në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut; në kontributet fiskale që do të gjenerohen nga sektori energjitik (OSHEE, KESH) të cilat në vitin 2018 paraqiten me një situatë të përmirësuar krahasuar me vitin 2017, çka do të reflektohet edhe në bilancet e tyre financiare.

Akciza

Të ardhurat nga “Akciza” vlerësohen të jenë 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 2.8 miliardë lekë ose 6.2% më shumë se pritshmëritë për vitin 2018. Faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza janë: programimi i rritjes me 200 ton cigare krahasuar me të pritshmin 2018; rritja me 4% e importit/prodhimit të karburanteve; rritja e akcizës së cigareve me 3 lekë/paketa me efekt 0.46 miliardë lekë; rritja e të ardhurave nga akciza e duhanit dhe zëvendësuesve të tjerë 0.22 miliardë lekë; lufta kundër informalitetit, kontrolli rigoroz i subjekteve të akcizës si dhe disiplinimi i mëtejshëm i procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” parashikohen 43.4 miliardë lekë, me rritje +16% ose +6 miliardë lekë më shumë se viti 2018. Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë: rritja ekonomike dhe impakti i saj në nivelin e pagës mesatare; rritja e numrit të të punësuarve, bazuar në ecurinë e vitit 2018; uljen e të ardhurave nga rritja e pragut të taksimit të pagave me tarifën 23%, që vlerësohet në -320 milionë lekë në vit; uljen e normës së tatimit mbi dividentin nga 15% ne 8%, përfshirë efektet pozitive që do gjenerohen nga incentiva për shpërndarjen e fitimeve të akumuluara të viteve të kaluara, që vlerësohet në 4.5 miliardë lekë.

Taksa nacionale

Të ardhurat nga “Taksa Nacionale dhe të tjera” vlerësohen të jenë 39.7 miliardë lekë. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2019 janë -1% ose 0.4 miliardë lekë më pak se i pritshmi 2018 dhe bazohen në: efektet e rritjes ekonomike; efektet nga mbyllja e lojërave të fatit e llogaritur në -4 miliardë lekë; efektet e ndryshimeve në taksën e ambalazheve plastike dhe taksën e rentës me rreth +0.5 miliardë lekë;

Taksa Doganore

Të ardhurat nga “Taksa Doganore” në vitin 2019 vlerësohet të jenë 7.4 miliardë lekë, me rritje 390 milionë lekë ose 5.6% krahasuar me vitin 2018, realizimi i pritshëm i të cilit parashikohet të jetë 7 miliardë lekë. Në programimin e të ardhurave janë marrë në konsideratë efektet e rritjes së importeve të tatueshme, si dhe disa efekte minimale nga lëvizja e tarifave doganore.

Kontributet për sigurimet

Të ardhurat nga “Kontributet për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore” në vitin 2019 parashikohet të rriten me +7%, ose +6.4 miliardë lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2018. Të ardhurat nga kontributet pritet të jenë 97.9 miliardë lekë, nga 91.5 miliardë lekë që do arkëtohen në vitin 2018. Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në këta faktorë: rritjen ekonomike çka do reflektohet në rritjen e numrit të punësuarve; forcimin e administrimit nëpërmjet kontrollit të nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale që përfitohet; ritmin e rritjes së të ardhurave nga kontributet në dy-tre vitet e fundit; efektin për rreth 1 miliardë lekë nga rritja e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 25 mijë lekë, duke filluar nga 1 janari 2019.