Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Taksë e re për karburantet, Komisioni i Prokurimit Publik i hap dritën jeshile koncesionit të kontrollit të pompave

Postuar: 10/02/2019 - 08:00

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrollin e pompave” në stacionet e karburanteve. Përmes një vendimi të marrë së fundmi, Komisioni i Prokurimeve ka lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Projekti për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve ka lindur në vitin 2016, si propozim i pakërkuar nga një kompani shqiptare e quajtur “Noa Control”. Për dy vite, propozimi mbeti në sirtarët e Ministrisë së Ekonomisë. Vitin e kaluar, ai u riaktivizua. Në muajin qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, ku jo vetëm pranoi propozimin e “Noa Control” për koncesionin, por edhe e shpërbleu këtë kompani me bonus sa 10 për qind të pikëve në tender. Pas këtij vendimi, Ministria e Financave caktoi menjëherë tenderin, duke lënë si afat tetorin e vitit të kaluar. Por, pak ditë para tenderit, një kompani zvicerane e ankimoi procesin në Komisionin e Prokurimit Publik. Në ankesën e detajuar, kompania argumentonte se koncesioni ishte në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa kriteret e vendosura nga Ministria e Financave në tender kufizonin garën, duke paracaktuar si fituese kompaninë “Noa Control”. Ankesa qëndroi për më shumë se 4 muaj në Komisionin e Prokurimeve. Tashmë, Komisioni ka vendosur ta rrëzojë atë, duke i hapur rrugë koncesionit të radhës

 Përfitimet e koncesionarit

Aktualisht kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Kontrolli ligjor i instrumenteve shpërndarëse të karburantit është një ndër aktivitetet kryesore që i ka mbetur Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në Shqipëri dhe arkëton çdo vit rreth 80 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Për këtë shërbim, kompanitë e karburanteve paguajnë rreth 100 euro në vit për çdo pompë, që kanë në stacionet e tyre. Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon ta japë atë me koncesion në këmbim të një investimi dysheme prej vetëm 64.8 milionë lekësh për një periudhë 20-vjeçare. Drejtoria e Metrologjisë është anëtare e një rrjeti organizatash ndërkombëtare në fushën e matjeve, të cilat kanë investuar ndër vite në përafrimin e legjislacionit, trajnimin e stafit dhe rritjen e kapaciteteve teknike. Vetëm për kontrollin e shpërndarësve të karburanteve, ky institucion zotëron shtatë laboratorë të lëvizshëm me vlerë mbi 73 milionë lekë dhe një staf të kualifikuar. Projekti koncesionar është pritur me kundërshti nga operatorët e tregut të karburanteve, ndërkohë që shoqatat përfaqësuese të biznesit apo ato në mbrojtje të konsumatorit kanë kontestuar mungesën e transparencës, të një strategjie të qartë të qeverisë si dhe rrezikun për kosto shtesë në çmimin fundor të naftës. Projekti koncesionar i kontrollit të pajisjeve në karburante nuk është i vetmi në këtë sektor. Koncesioni i pompave është taksa e tretë private, që qeveria u ngarkon qytetarëve te çmimi i naftës. Dy të parat janë “tarifa e markimit” dhe ajo e “skanimit”, para të cilat paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës. Ekspertët argumentojnë se Shqipëria ka sot çmimin më të lartë të karburantit në rajon dhe një rritje tjetër e mundshme rrezikon ta çojë ekonominë në kolaps.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu.

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra

Postuar: 09/02/2019 - 09:08

Pas rritjes së lehtë që pësoi në fillim të kasaj jave, kjo fundjave ka sjellë rënie të euros.