
SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Tarifat e aeroporteve gjatë 2023, Eurocontrol i ul për Tiranën dhe Kukësin, për pagesat e vonuara do të aplikohet edhe interes që për këtë vit është 9.97%

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Janar 2023

Rikthimi i plotë i normalitetit sa i takon lëvizjes së lirë pas fshirjes së efekteve që la COVID-19 ka bërë që edhe volumi i fluturimeve me linja ajrore të rritet në mënyrë të dukshme. Pikërisht ky normalitet duket se ka ndikuar në rishikimin në kahun ulës të tarifave aeroportuale. Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që për vitin 2023 tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 219.45 euro me një ulje me rreth 4.4 për qind në raport me tarifat që ishin në fuqi për vitin 2022. Ndërkohë ulje tarife ka edhe për aeroportin e Kukësit. Ky aeroport i cilësuar si pjesë e zonës 2 do të ketë një tarifë 109.73 euro nga 117.84 që e kishte gjatë 2022. Në njoftim thuhet se për pagesat e vonuara do të aplikohet edhe interes, i cili për këtë vit është 9.97% duke pësuar rritje në raport me interesin e vitit 2022. Në vend aktualisht janë funksionalë vetëm këto dy aeroporte teksa është në ndërtim një i tretë në Vlorë pas një koncesioni të dhënë nga ana e qeverisë. Një aeroport i katërt u tentua të kalohej përmes çeljes së një procedure në Sarandë por e hapur në periudhën e pandemisë ajo nuk rezultoi e suksesshme gjithsesi në deklarata qeveria i ka qëndruar ndërtimit të një aeroporti turistik në skajin më jugor të vendit. Çfarë është tarifa e terminalit? Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit. Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.
Më të lexuarat


Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në vendin tonë? "Forcohet" paundi britanik, ja me së këmbehen euro dhe dollari

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e huaja në vendin tonë? Ky është këmbimi valutor për ditën e sotme

Çmimet e karburanteve bien në bursa, Bordi i Transparencës shtrenjton naftën dhe benzinën, shqiptarët “viktima” të “orekseve” të oligarkëve

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri
