Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet bëjnë bilancin, 40 për qind e bizneseve në bregdet operojnë në shkelje të ligjit, 98.8 milionë lekë dëme në buxhet

Postuar: 26/08/2018 - 07:15

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë re se mbi 40% e bizneseve në bregdet punojnë në shkelje të ligjit. Tatimet kanë bërë një bilanc për të gjithë subjektet që operojnë përgjatë bregdetit gjatë sezonit turistik. Bilanc përfshin periudhën nga nisja e sezonit turistik deri në fund të muajit korrik. Sipas të dhënave të Tatimeve, nga 6227 subjekte në total që operojnë në bregdet, mbi 40% e tyre janë gjetur me shkelje gjatë kontrolleve të ushtruara. Thënë më thjeshtë, janë plot 2415 subjekte tek të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pikasur shkelje. Shkeljet më shpeshta të hasura nga kontrollorët e Tatimeve janë: subjekte të paregjistruara, mos-lëshim i kuponit tatimor, mallra pa faturë, përdorim i printerëve jofiskalë, punonjës të padeklaruar, etj. Autoritetet bëjnë të ditur se vlera totale e shkeljeve nga këto biznese shënon 98,8 milionë lekë, ndërsa rreth 365 subjekte kanë punonjës të padeklaruar. Shkelja më e rëndë vlerësohet funksionimi i subjekteve të paregjistruara në organet tatimore që përbën një numër të konsiderueshëm prej tyre, rreth 240 subjekte, anomali kjo që ngarkon me përgjegjësi të plotë, edhe ligjore drejtoritë tatimore rajonale të qyteteve bregdetare, ku edhe është ushtruar kontrolli i plotë nga Task Forca e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas zyrtarëve të kësaj drejtorie, edhe kjo njësi ka përgjegjësinë e saj për këtë situatë. Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve theksuan se drejtoritë tatimore rajonale të qyteteve bregdetare do të analizohen për punën e kryer dhe për përgjegjësitë e tyre në përfundim të aksionit të plotë për performancën fiskale në fushën e turizmit. Sakaq, ky kontroll total i subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e turizimit është shoqëruar edhe me penalitete. Subjektet e kapura me shkelje janë bllokuar për një me një periudhë 30 ditore si edhe është kryer penalizimi i tyre sipas ligjit. Subjektet që kanë plotësuar kushtet janë rihapur, tashmë duke marrë përgjegjësinë e re tatimore, si subjekte të regjistruara në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

21 mijë biznese problematikë

Detyrimet tatimore janë shndërruar në një problem për afro 21 mijë biznese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi pak ditë më parë një listë me të dhëna në faqen zyrtare, nga ku bëhej me dije se mbi 21 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore sepse nuk kanë shlyer detyrimet tatimore të përcaktuara në ligj. Më konkretisht, deri në fund të muajit korrik janë numëruar plot 21.185 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar. Administrata tatimore ka vendosur ndaj tyre masën e barrës siguruese apo hipotekore. Kjo masë i detyron me forcë këto biznese që të shlyejnë detyrimin tatimor, pra është një ndër format që përdor administrata tatimore për të mbledhur taksat nga ato subjekte që nuk pranojnë ta bëjnë atë në mënyrë vullnetare siç është e parashikuar në ligj. Megjithatë duhet theksuar fakti se pavarësisht vendosjes së kësaj mase të vendosur ndaj 21 mijë bizneseve me probleme, nga lista e tatimeve mund të kuptohet që borxhet nuk janë akumuluar rishtazi, por një pjesë e mirë i përkasin periudhës së tetë viteve më parë. Pra, edhe pse u janë bllokuar pasuritë dhe transaksionet bankare, sërish shumica e bizneseve nuk janë vënë në lëvizje për të paguar detyrimet e prapambetura. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 14:51

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit për sot, 21 shtator 2018:

Postuar: 20/09/2018 - 12:06

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 20/09/2018 - 10:00

Ministria e Financave po harton një projektligj të ri për investimet, nëpërmjet të cilit synon të

Postuar: 19/09/2018 - 11:28

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nisma

Postuar: 19/09/2018 - 07:37

Paralajmërimi i Kuvendit, se mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbaron n

Postuar: 18/09/2018 - 14:28

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për sot, e martë 18 shtator 201