Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet bllokojnë 25 mijë biznese, mbi 1300 subjekte i shtohen listës së zezë në 3 muajt e parë të 2019

Postuar: 09/04/2019 - 07:24

Mbi 25 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara me ligj. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të muajit Mars janë 25.218 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Vetëm një tre muajt e parë të vitit 2019, listës i janë shtuar rreth 1330 subjekte debitore, pasi në fund të Dhjetorit listoheshin 23.888 të tilla. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion. Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor. Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 9 vite më parë. Megjithatë shifra në rritje muaj pas muaji, tregon edhe papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimor dhe fshehjen ndaj detyrimeve.

Borxhi i bizneseve sipas FMN

Borxhi i bizneseve ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve arriti në rreth 107 miliardë lekë deri në tetor të vitit 2018 ose rreth 1 miliardë dollarë. Pas një ulje të ndjeshme në vitin 2017 për shkak të amnistisë fiskalë borxhi tatimor nisi të rritej në vitin 2018 dhe pjesa ma e madhe e tij është pa shpresë arkëtimi për shkak se dominohet nga bizneset pasive. Llogaritë e borxhit tatimor që i përkasin fund tetorit të vitit 2018 u publikuan në një raport të FMN -së, pas përfundimit të një misioni teknik në tatime. Sipas të dhënave shihet se borxhi tatimor në tetor të vitit 2017 ishte 111.5 miliardë lekë, por më pas deri në fund të vitit arriti të ulej në nivelin 95,5 miliardë lekë. Por përgjatë vitit 2018, borxhi nisi të rritje sërish me 7.5 miliardë lekë ose rreth 12 për qind. Nga të dhënat shihet se 56 për qind e këtyre detyrimeve zotërohen nga bizneset pasi të cilat mbajnë 59.8 miliardë lekë të cilat janë gati pa shpresë arkëtimi, ndërsa 44 për qind e borxhit ose 47.5 miliardë lekë zotërohen nga bizneset aktive. FNM referon se një përqindje e madhe e borxhit (rreth 56 për qind) është vonuar për më shumë se dy vjet, teksa vë në dukje se disa nisma të reformës për të përmirësuar funksionin e grumbullimit të detyrimeve të prapambetura janë duke përparuar. Ndryshimet legjislative janë miratuar dhe janë reflektuar në paketën fiskale 2019. Ndryshimet përfshijnë lejimin e marrëveshjeve të kësteve për TVSH, PIT, kontributet sociale dhe shëndetësore, eliminimin e kërkesave për njoftime letre, si dhe komunikimin elektronik me tatimpaguesit dhe bankat, dispozita për të shlyer borxhet e pa arkëtueshme . Fondi vë në dukje se stoku i borxhit të arkëtueshëm po vazhdon një trend në rënie që rezulton nga zbatimi i strategjive të ndërhyrjes së hershme. DPT gjithashtu miratoi një qasje shumë të organizuar dhe profesionale për zgjerimin e regjistrit të TVSH-së pas një uljeje të pragut të regjistrimit dhe në zbatimin e fushatës së saj të pajtueshmërisë për sektorin e turizmit. Gjendja e borxheve tatimore ka ardhur në rënie që nga viti 2016. FNM sugjeron se duhen ndryshime ligjore që përfshijnë dispozita të reja për të shlyer detyrimet tatimore të deklaruara të pa mbledhshëm. Marrja e hapave për të shlyer borxhet e paarkëtueshme do t’i japë DPT një tablo shumë më të qartë të borxheve të arkëtueshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 07:21

Gjashtë banka të nivelit të dytë në vendin tonë rezultojnë me nivel të lartë rreziku në pastrimin e parave.

Postuar: 22/06/2019 - 07:23

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar dje procesin e shqyrtimit administrativ të disa apl

Postuar: 21/06/2019 - 07:31

Misioni i Bankës Botërore ofron asistencë për të mbuluar dështimin e guvernatorit Gent Sejko në k

Postuar: 20/06/2019 - 07:34

 Në vijim të rubrikës “Tatimet Këshillojnë”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Postuar: 18/06/2019 - 14:10

Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e