Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet: Certifikimi i pasqyrave financiare nuk i imunizon bizneset nga kontrolli

Postuar: 19/05/2017 - 08:03

Asnjë biznes nuk mund të jetë ‘imun’ nga kontrolli tatimor edhe nëse certifikimi i pasqyrave financiare janë bërë nga një kompani e njohur auditimi. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se përzgjedhja e tatimpaguesve për t’u kontrolluar, bazuar në nenin 80,pika 4 e ligjit nr. 9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, është e bazuar në analizën e riskut. Përmirësimet e fundit të bëra në ligjin e procedurave tatimore, (me ligjin nr.112/2016, datë 03.11.2016, botuar në Fletoren Zyrtare nr.219, datë 15 nëntor 2016) midis lehtësive konkrete për tatimpaguesit, kanë krijuar edhe një garanci më shumë për ta, ku sipas të njëjtës referencë ligjore, në rast se tatimpaguesi ka të certifikuara, nga kompanitë njohura audituese, ose kompani të klasifikuara si të tilla me ligj të veçantë, deklaratat tatimore ku vërtetohet se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, administrata tatimore e përfshin këtë element, në analizën e riskut të tatimpaguesit. Auditimi e certifikimi i pasqyrave financiare, deklaratave tatimore nga kompanitë e njohura audituese, konsiderohet si një element “pozitiv”, në tërësinë e elementeve që përcaktojnë nëse tatimpaguesi duhet të përzgjidhet për t’u kontrolluar sipas vlerësimit të kryer nga analiza e riskut. Certifikimi i deklaratave tatimore nuk është kërkesë e detyrueshme, por është në vullnetin e lirë të tatimpaguesit nëse i certifikojnë apo jo, deklaratat e tyre tatimore nga kompanitë audituese. Kompanitë audituese nuk duhet të bëjnë certifikimin e deklaratave tatimore të njëjtit tatimpagues për të njëjtin lloj tatimi për më gjatë se katër vite të njëpasnjëshme. Pas një pauze njëvjeçare mund të fillojë përsëri edhe për katër vite të tjera.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 44

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2018 - 15:41

Qeveria do të vendosë një taksë të posaçme mbi automjetet, të cilën e justifikon si pagesë për të përballuar koston e nxjerrjes së tyre nga përdorimi.

Postuar: 24/05/2018 - 08:08

Qeveria ka vendosur t’u falë borxhet e krijuara nga invalidë apo minatorë të cilët gjatë kohës ishin në pension, kryenin dhe aktivitet ekonomik.

Postuar: 23/05/2018 - 16:27

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur. Euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Postuar: 23/05/2018 - 12:36

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, njoftoi sot uljen e tatim fitimit nga 15 në 5 përqind për të gjitha bizneset në fushën e agro turizmit.Veç hoteleve me 4 dhe 5

Postuar: 23/05/2018 - 11:50

Lufta për parandalimin dhe goditjen e informalitetit vazhdon të marrë angazhimin e plotë të strukturave tatimore.

Postuar: 23/05/2018 - 11:24

Qeveria ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për Partneritetin Publik Privat (PPP)”, ku bëhet e ditur se nuk do të pranojnë më oferta të pa kërkuara.

Postuar: 23/05/2018 - 07:54

Zhbllokohet procesi i legalizimit për truajt mbi të cilët është ndërtuar pa leje.