Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet: Ja rastet kur tatimpaguesi dhe blerësi dënohen me gjobë

Postuar: 11/10/2017 - 07:51

 Pajisja fiskale (kasa fiskale) është një regjistrues elektronik, me të cilën nga shitësi, regjistrohen të dhënat për vlerën e mallrave të shitura dhe të shërbimeve të kryera për klientët e tij. Pajisja me regjistrues elektronik fiskal (kasa fiskale) është detyrim ligjor. Tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, janë të detyruar të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorë për çdo transaksion.

Tatimpaguesi, që kryen qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat: – pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, ose – institucioneve financiare të parasë elektronike, të licencuara nga Banka e Shqipërisë, është i detyruar të instalojë dhe përdorë pajisje fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë, si dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

A ka përjashtim nga ky detyrim? Nuk janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale: tatimpaguesit, që paguajnë tatime mbi të ardhurat nga kryerja e veprimtarive për shuma të vogla të të ardhurave neto, ambulantët, me përjashtim të shoferëve të taksive; personat, që nuk janë tregtarë dhe e realizojnë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe të papërpunuara mbi tezga, në tregjet e organizuara, si dhe jashtë merkatove; individët, që lëshojnë me qira mjedise biznesi; veprimtaritë, të cilat ushtrohen në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë dhe që janë të ndryshme nga vendet turistike.

Po pagesat me para elektronike? Nuk konsiderohet si transaksion i kryer me para në dorë, pagesa për transaksionet, të cilat kryhen nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike të licencuara nga Banka e Shqipërisë, ose pagesat e kryera me kartë krediti.

Një tatimpagues, i cili likuidon një faturë nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike, atëherë për qëllime të zbatimit të kufizimit për transaksionet mbi 150.000 lekë, ky transaksion nuk konsiderohet i kryer me para në dorë. Gjithashtu edhe pagesat e kryera me kartë krediti, për transaksione të ndryshme midis dy personave të tatueshëm nuk konsiderohen të kryera me para në dorë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2017 - 08:26

Rreth 2.563 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja me kusht e detyrimeve për ato raste kur është paguar i plotë principali për tatimin/kontributin.

Postuar: 21/10/2017 - 08:24

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentash Ligjin për Sigurimet Shoqërore.

Postuar: 20/10/2017 - 07:58

Taksa e pronës pritet të nisë zbatimin nga 1 janari 2018 sipas modelit të ri ku, në bazë do të jetë vlera e tregut.

Postuar: 20/10/2017 - 07:57

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se institucionet shtetërore kanë shkelur Ligjin për Arsimin e Lartë gjatë procedurave të pranimit të maturantëve në universitete për vitin

Postuar: 19/10/2017 - 07:42

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një takim me biznesin e vogël deklaroi se të paktën 60-65 mijë biznese do të mbeten të përjashtuar nga nisma e deklarimit t

Postuar: 19/10/2017 - 07:39

Qeveria “Rama 2” pretendon të realizojë një buxhet në 2018 me të ardhura rreth 200 milionë euro më shumë se ç’pret për vitin 2017.

Postuar: 18/10/2017 - 07:54

Gjatë viteve të fundit vërehet një rritje e trendit të studentëve shqiptarë për të studiuar jashtë vendit, sidomos në programet master.