Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet me njoftim të rëndësishëm për bizneset me taksa të papaguara, ja si mund të veproni

Postuar: 02/09/2018 - 09:36

Bizneset që kanë borxhe tek Tatimet për taksa të papaguara mund t'i shlyejnë ato më këste. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi kushtet që duhet të plotësojnë bizneset për të përfituar mundësinë e shlyerjes së borxheve me taksa.

Sipas Tatimeve, për të përfituar nga kjo lehtësi tatimpaguesi duhet  të justifikojë më parë paaftësinë likujduese të përkohshme financiare.

‘Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar’, deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas administratës tatimore, marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur ose mbledhur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Hapat që ndiqen

Hapi i parë për të përfituar nga pagesa më këste e borxheve tatimore është plotësimi i një kërkesë me shkrim, që i drejtohet Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar biznesi. Në këtë kërkesë, kompani që ka borxh duhet të shpjegojë rrethanat dhe arsyet se pse kërkon të lidh një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.

Pas plotësimit të kërkesës, drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet. Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara.

"Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste," sqarojnë tatimet.

Me lidhjen e marrëveshjes Administrata Tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë, të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatvonesave për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 07:45

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në takimin e Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.

Postuar: 25/09/2018 - 07:43

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mb

Postuar: 24/09/2018 - 16:31

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mb

Postuar: 24/09/2018 - 10:26

Në tregun valutor vendas, euro vazhdon të blihet me 126.20 lekë dhe shitet me 126.80 lekë.

Postuar: 24/09/2018 - 07:55

Sektori i ndërtimit u rrit vitin e kaluan me ritmet më të larta që nga viti 2008, pas një rënie g

Postuar: 23/09/2018 - 07:56

Duke nisur nga data 1 Janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi

Postuar: 22/09/2018 - 14:15

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z.