Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet ndryshojnë sistemin e kasave, mbikëqyrje online çdo transaksioni, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Postuar: 18/08/2018 - 07:30

Një sistem i ri teknologjik faturimi mbi kasat e bizneseve pritet të aplikohet së shpejti. Ministria e Financave njoftoi ditën e djeshme se përmes këtij projekti pritet të krijohet një sistem online i mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale, si për pagesat në cash për transaksionet biznes-konsumatorë, ashtu edhe për transaksionet biznes-biznes. Ministria ka hapur tenderin me vlerë rreth 1.9 miliardë lekë ose rreth 15 milionë euro për të kontraktuar kompaninë që do të instalojë sistemin. Ministria sqaroi përmes një njoftimi të nisur për mediat të gjitha detajet që duhet të dinë bizneset. “Sistemi i ri sjell disa risi të rëndësishme: Është një sistem gjithëpërfshirës që mbulon transaksionet Biznes-Konsumatorë (B2C) dhe Biznes-Biznes (B2B); Do të mundësojë monitorim më të mirë të të gjithë tatimpaguesve dhe auditimit të synuar, zvogëlimin e kostove administrative dhe rritjen e efikasitetit të Administratës Tatimore; Do të mundësojë plotësimin automatik të formularëve që tatimpaguesit duhet të dorëzojnë pranë autoriteteve tatimore (librat e shitjes dhe blerjes, apo të para-plotësojë fusha të caktuara të deklaratës së TVSH); Në transaksionet B2B, do të jetë e mundur që blerësi të përcaktojë menjëherë nëse furnizuesi është me të vërtetë një pagues tatimor i TVSH-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Sipas Financave, bizneset nuk do të kenë nevojë të blejnë kasa të reja, pasi sistemi do të instalohet në kasat aktuale dhe do të jetë pa pagesë. Sistemi aktual kompjuterik që përdorin Tatimet funksionon mbi bazë ditore. Çdo biznes, kur mbyll aktivitetin në fund të ditës, nxjerr manualisht xhiron ditore dhe e dërgon atë në serverin e Tatimeve. Por, me sistemin e ri, Financat thonë se transmetimi i të dhënave për çdo veprim që bën biznesi, shitje apo blerje, do të kryhet automatikisht në kohë reale dhe jo një herë në ditë.

Arsyet

Ministria e Financave listoi dje edhe të gjitha arsyet që e kanë çuar në marrjen e një vendimi të tillë për instalimin e një sistemi të ri teknologjik mbi kasat e bizneseve. “Aktualisht pajisjet fiskale transmetojnë të dhëna në sistemin qendror nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës, kur mbyllet kasa manualisht. Sistemi aktual është i centralizuar; nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë. Në të njëjtën kohë, me sistemin aktual mungon një analize e detajuar për menaxhimin e riskut dhe kontrollit; nuk identifikohen faturat e lëshuara në mënyrë elektronike biznes-biznes dhe faturat me blloqe për shkak të mos-deklarimit të shitësit dhe blerësit, elemente këto të domosdoshme për efektivitetin e punës së administratës tatimore”, njoftoi Ministria e Financave. Përmes sistemit të ri synohet që të ulen kostot për administratën dhe të mos lejohet evazioni fiskal. “Projekti i fiskalizimit është një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e dixhitalizimit të administratës fiskale, në favor të rritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të efikasitetit të mbledhjes së të ardhurave dhe uljes së evazionit fiskal si dhe transformimit në të njëjtën kohë të marrëdhënies dhe bashkëveprimit mes administratës fiskale dhe tatimpaguesve”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Financave.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e telekomunikacioneve, tregun e energjisë, tregun e hidrokarbureve, tregun financiar dhe të sigurimeve; tregun e tregtisë elek

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra

Postuar: 10/02/2019 - 08:00

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrol

Postuar: 09/02/2019 - 09:08

Pas rritjes së lehtë që pësoi në fillim të kasaj jave, kjo fundjave ka sjellë rënie të euros.