BREAKING NEWS

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të shëruar dhe 3651 të infektuar në 24 orë

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të
x

Ekonomia

Tatimet shënjestrojnë ndërtuesit, duhet të lëshojnë faturë për çdo këst të paguar nga blerësit e apartamenteve

Tatimet shënjestrojnë ndërtuesit, duhet të

Administrata Tatimore ka vënë në shënjestër sektorin e ndërtimit këtë fillim viti. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që shesin apartamente të lëshojnë faturë për çdo këst që ata arkëtojnë nga blerësit. “Nxitja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore është synimi kryesor yni dhe ka për qëllim që tatimpaguesi të njihet me kërkesat ligjore. Objekti i këtij njoftimi ka të bëjë me shitjen e ndërtesave duke sjellë në vëmendje të tatimpaguesve se kanë detyrim të lëshojnë faturë tatimore në momentin e arkëtimit të çdo kësti nga klientët”, thuhet në njoftim. Kjo do të thotë se çdo vlerë monetare të marrë për shitje apartamentesh, edhe në raste kur pagesa bëhet me këste, duhet të deklarohen si të ardhura. “Furnizimi i apartamenteve kundrejt individëve përfiton të ardhura të cilat duhet t`i deklarojë si pasojë e një furnizimi të kryer, qoftë tërësisht apo pjesërisht”, theksohet në njoftim. Më tej DPT bën me dije se tatimpaguesit duhet të tregojnë kujdes në momentin e njohjes së të ardhurave në rezultatin financiar duke vlerësuar drejt statusin e ndërtesave në raport me parimet në standardet e kontabilitetit. “Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me dispozitat e këtij ligji”, thuhet në njoftim. Sipas këtij njoftimi, bazuar në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit “SKK” procesi i shit-blerjes dhe pasqyrimi i të ardhurave duhet të plotësojnë disa kritere. “Të ardhurat nga shitja e mallrave dhe e produkteve do të njihen kur janë plotësuar të gjitha kushtet e mëposhtme: njësia ekonomike ia ka kaluar blerësit të gjitha rreziqet dhe përfitimet, që lidhen me pronësinë e mallrave dhe produkteve; njësia ekonomike nuk vazhdon të jetë e përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në menaxhimin e mallrave dhe të produkteve në atë masë që tregon se ende zotëron titullin e pronësisë ose ka kontroll efektiv mbi mallrat e shitura; shuma e të ardhurave mund të matet me besueshmëri; është e mundur që përfitimet ekonomike, do të merren nga njësia ekonomike”, thuhet në njoftim.

Nisja e verifikimeve në prill 2020

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se në muajin prill të këtij viti do të nisin verifikimet për deklarimin e të ardhurave të vitit 2019 nga sektori i ndërtimit. “Nga muaji Prill 2020, pas verifikimit të deklaratës së Tatim Fitimit 2019 në lidhje me të ardhurat e deklaruara nga shitja, DRT që ju administron në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të vlerësojë elementët e riskut për të kontrolluar në vend llogaritjen e Tatim Fitimit për vitin 2019, për të siguruar se të ardhurat nga shitja janë deklaruar në përputhje me kërkesat ligjore”, njoftojnë Tatimet. Teksa thekson faktin se gjatë këtij viti kontrollet do të jenë më intensive dhe më të rrepta, DPT tregon edhe njëherë kriteret që duhet të ketë parasysh çdo tatimpagues në momentin që shet një apartament dhe merr pagesën. “Duhet të bëni kujdes në lidhje me momentin e lëshimit të faturës tatimore dhe vlerës përkatëse për të cilët duhet të lëshohet fatura, si dhe momentin kur do të bëhet njohja e të ardhurave për furnizimin e ndërtesave: fatura duhet të lëshohet për çdo shitje apartamenti, ndërtese, pasurie të paluajtshme, të kryer, pavarësisht nëse është e përjashtuar ose jo nga TVSH-ja. Gjithashtu fatura tatimore lëshohet për të gjitha arkëtimet paradhënie për shitje apartamentesh dhe për shitjet përfundimtare të tyre;vlera e tatueshme e shitjes së apartamenteve për banim është vlera e tregut të shitjes së këtyre objekteve sipas kontratave, mbi bazën e të cilit çdo individ do të regjistrojë pasurinë në regjistrin e pasurive të paluajtshme; të ardhurat nga shitja e apartamenteve do të njihen në përputhje me SKK 8”, sqarohet në njoftim.