Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet skemë të re për shlyerjen e borxheve nga biznesi, ja kushtet e nënshkrimit të marrëveshjes për pagesë me këste

Postuar: 19/05/2019 - 08:03

Kushdo që ka detyrime të papaguara në Tatime, tashmë mund t’i paguajë ato me këste. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka risjellë në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime tatimore të papaguara dhe kanë plotësuar kushtet ligjore, se mund të nënshkruajnë me organin tatimor një Marrëveshje të Pagesës me Këste. Tatimpaguesi, për të përfituar nga kjo lehtësi duhet të justifikojë paaftësinë likujduese të përkohshme financiare. Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Tatime të një natyre të tillë, por pa u kufizuar vetëm në to, janë: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi i mbajtur në burim, Tatim nga të ardhurat personale, Kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore, Ndonjë lloj takse e cila llogaritet, mblidhet e mbahet nga tatimpaguesi. Tatimet bëjnë me dije gjithashtu se marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar.

Hapat e nënshkrimit të marrëveshjes

Për të nënshkruar një marrëveshje të pagesës me këste, duhen ndjekur 3 hapa. Në fillim bëhet kërkesa me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar. (Shpjegoni rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.) Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet. Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste. Me lidhjen e kësaj marrëveshjeje, tatimpaguesit nëpërmjet modulit E-filing kanë të drejtën të ndjekin në kohë reale situatën e saj dhe të gjenerojnë “Urdhër Pagesën” e dedikuar vetëm për planin e pagesës me këste. Në këtë rast pagesa do të shkojë vetëm për periudhën / periudhat e përcaktuara në këstin e radhës. Tatimet sjellin në vëmendje se administrata tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë, të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatëvonesave për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar. Tatimpaguesi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në formën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i masave të sigurisë nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 08:55

Thellohet skandali me koncesionin e hemodializës.

Postuar: 15/09/2019 - 07:51

Qeveria ka çuar në Kuvend buxhetin faktik të vitit 2018, ku paraqitet një situatë e qartë e proce

Postuar: 14/09/2019 - 07:54

 Ndalimi i rënies së euros në tregun e këmbimit valutor ka rezultuar një dështim për Guverna

Postuar: 13/09/2019 - 14:29

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Postuar: 12/09/2019 - 07:26

Shtyhet afati për pagesën e taksës së banesës në Tiranë.

Postuar: 11/09/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të ndryshojë strategji sa i takon kompensimit të pronarëve.

Postuar: 10/09/2019 - 07:32

Vendimi për ndryshimin e procedurave për ndihmën ekonomike hyri ditën e djeshme në fuqi.