Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet sqarojnë bizneset: Deklaratat tatimore mund të korrigjohen brenda 36 muajve, ja procedura

Postuar: 11/04/2019 - 07:18

Brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, tatimpaguesit mund t’i korrigjojnë ato, sa herë konstatojnë gabime dhe pasaktësi në deklarim. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore në rast se kanë gabime apo pasaktësi. “Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim”, njoftojnë Tatimet. Ndërkohë, nga po i njëjti institucion bëhet me dije se tatimpaguesi mund të ndryshojë një deklaratë të kontrolluar më parë, vetëm nëse ai ka për të deklaruar një detyrim tatimor më të madh se detyrimi që ka rezultuar nga kontrolli”.

Gjobat për deklaratat tatimore

Bizneset që bëjnë deklarim të pasaktë në zyrat e taksave penalizohen automatikisht. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaroi pak kohë më parë se çdo sipërmarrës që dorëzon deklaratë të pasaktë do të gjobitet me një gjobë sa 0.06% e detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Administrata tatimore këshilloi 1 muaj më parë bizneset që të bëjnë kujdes me plotësimin e deklaratave në mënyrë që të mos penalizohen. Sipas Tatimeve, çdo deklaratë tatimore e cila nuk është e plotësuar me të dhënat reale financiare të subjektit apo që ka gabime aritmetike do të konsiderohet automatikisht e pasaktë. Madje, nëse provohet se këto pasaktësi janë bërë me qëllim nga biznesi, atëherë ky do të konsiderohet evazion fiskal dhe pasohet nga gjoba më të rënda deri në ndjekje penale. Të gjitha këto masa ndëshkimore janë parashikuar në ligjin për procedurat tatimore. Ndërkohë, tatimet i kanë bërë thirrje bizneseve që të mbajnë në mënyrë korrekte dokumentacionin tatimor që kërkohet nga ligji, përfshirë regjistrat, librat e shitjes dhe ato të blerjes, pasi në të kundërtën do të ndëshkohen me gjobë.

Ulja e pragut të xhiros

Vitin e kaluar qeveria uli pragun e xhiros për bizneset që paguajnë TVSH duke përfshirë të gjitha ndërmarrjet e vogla me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit. Kjo masë detyron mbi 11 mijë biznese të vogla që në çdo tre muaj të dorëzojnë tek Tatimet deklaratën e TVSH-së si dhe të mbajnë librat e blerjeve dhe shitjeve. Shumë nga këto biznese kanë vështirësi në plotësimin e saktë të deklaratave tatimore edhe për mungesë kapacitetesh.

Mosdorëzimi i deklaratës në afatin e përcaktuar

Tatimpaguesi, i cili nuk e dorëzon deklaratën tatimore në afat, dënohet me gjobë: 10 000 lekë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar në afatin e përcaktuar, për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin; 5 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. Çregjistrimi i një biznesi nuk mund të bëhet nëse ky i fundit nuk ka paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe nuk ka paraqitur pranë administratës tatimore pasqyrat financiare dhe deklaratat tatimore për veprimtarinë ekonomike të kryer nga data e mbylljes së periudhës së fundit tatimore dhe gjatë procedurës së likuidimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 07:21

Gjashtë banka të nivelit të dytë në vendin tonë rezultojnë me nivel të lartë rreziku në pastrimin e parave.

Postuar: 22/06/2019 - 07:23

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar dje procesin e shqyrtimit administrativ të disa apl

Postuar: 21/06/2019 - 07:31

Misioni i Bankës Botërore ofron asistencë për të mbuluar dështimin e guvernatorit Gent Sejko në k

Postuar: 20/06/2019 - 07:34

 Në vijim të rubrikës “Tatimet Këshillojnë”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Postuar: 18/06/2019 - 14:10

Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e