BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Tatimet zbardhin detajet, ja ndërmarrjet që do të përfitojnë benefite financiare për masat anti-covid, procedurat e plota të aplikimit

Tatimet zbardhin detajet, ja ndërmarrjet që do të

Tatimet publikojnë udhëzuesin për të përfituar nga ndihma financiare. Ditën e djeshme Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një njoftim për ndihmën financiare të disa prej kategorive kryesore të ndërmarrjeve, të cilat zbatojnë protokollet e sigurisë, në kuadër të parandalimit e të kontrollit të pandemisë Covid-19. Përmes këtij njoftimi DPT tregon se vendimi ka hyrë në fuqi dhe do të mbështesë bizneset prodhuese për të mbajtur në punë stafet e tyre. Sipas këtij njoftimi, kjo ndihmë financiare do të jetë e vlershme për dy muajt e fundit të vitit, ku secili punonjës do të marrë nga 2. 000 lekë për secilin muaj. “Në bazë të VKM Nr. 856 datë 04.11.2020 “Për ndihmën financiare të disa prej kategorive kryesore të ndërmarrjeve, të cilat zbatojnë protokollet e sigurisë, në kuadër të parandalimit e të kontrollit të pandemisë Covid – 19”, i cili ka hyrë në fuqi prej datës 09.11.2020, ju informojmë se ky vendim synon dhënien e ndihmës financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit sipas Nenit 4, të Ligjit Nr. 8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, me qëllim që të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet, në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve. Përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme në masën 4 000 lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin nëntor -dhjetor 2020, respektivisht 2 000 lekë për çdo muaj”, thuhet në njoftim.

Ja kush përfiton

Më tej në njoftim sqarohet se ndërmarrjet, të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin Qershor 2020, të dorëzuara përpara datës 09.11.2020, duke theksuar se, për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë ndërmarrja përfiton vetëm një herë ndihmën financiare. Sakaq, më tej sqarohet se, në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para. Kështu, ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë. Ndërsa theksohet se nuk përfitojnë ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratën vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).

 Dokumentet dhe procedurat

Ndërkohë në njoftim sqarohet se, për të kryer proceduar e aplikimit më parë subjekti duhet të dorëzojë dokumentet përmes platformës e-filling. Konkretisht subjekti duhet të dorëzojë; NIPT-in verifikues dhe të dhënat e plota bankare si dhe të dhënat e punonjësve. “Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar: NIPT-in e përfituesit; numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti; bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; IBAN-in e llogarisë bankare. Duke klikuar në linkun Aplikimi nga e-Filing, mund të njiheni me mënyrën e aplikimit për përfitim të ndihmës financiare”, thuhet në njoftim. Kështu menjëherë pas verifikimit të të dhënave të dërguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse paraqitet nga DPT pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM Nr.856, datë 04.11.2020, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese. Tatimpaguesit të cilët rezultojnë përfitues nga kjo paketë, pasi të logohen në llogaritë e tyre elektronike në sistemin e deklarimit të tatimeve, e-filling, do duhet ta krijojnë vetë kërkesën për përfitim, të plotësojnë fushat e detyrueshme për plotësim dhe më pas ta dorëzojnë atë.

 

Më të lexuarat