Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet zbardhin detajet, ja procedurat që duhet të ndjekin bizneset për të paguar me këste detyrimet, kategoritë që përfitojnë

Postuar: 03/10/2019 - 07:28

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbardhur procedurat që duhet të ndjekin bizneset për të paguar me këste detyrimet ndaj shtetit. Pak kohë më parë Ministria e Financave ndryshoi udhëzimin për procedurat tatimore duke sjellë një sërë risish. Qeveria u ka dhënë mundësinë bizneseve për të shlyer me këste edhe tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH. Nëpërmjet një njoftimi DPT sqaroi për bizneset kriteret për përfituesit. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime tatimore të papaguara dhe kanë plotësuar kushtet ligjore, se mund të nënshkruajnë me organin tatimor një Marrëveshje të Pagesës me Këste. Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar”, thuhet në njoftim. Më tej DPT ka paraqitur hapat që duhet të ndjekin të gjithë bizneset që duan të përfitojnë nga ky lehtësim, duke nënshkruar një marrëveshje të pagesës me këste. Tre hapat prioritarë janë: 1-Çdo aplikues duhet ti dërgojë një kërkesë me shkrim Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar, duke përshkruar aty rrethanat dhe arsyet pse kërkohet që ky biznes të lidhë një marrëveshje për pagimin me këste të detyrimeve tatimore. 2-Brenda afatit 10 ditor Drejtoria Rajonale Tatimore njofton nëse kjo kërkesë është pranuar apo jo. 3-Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguar nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

Edhe TVSH do të paguhet me këste

Në kuadër të ndryshimeve në udhëzim, për herë të parë është ofruar mundësia për të paguar me këste dhe TVSH. Tatimi mbi vlerën e shtuar është një taksë, e cila paguhet nga konsumatori në çmimin final të mallit apo shërbimit që ai blen nga biznesi. Ky i fundit shërben vetëm si agjent fiskal, që e mbledh TVSH-në për llogari të qeverisë. Kjo është edhe arsyeja se pse qeveria nuk e ka lejuar deri tani shlyerjen me këste të pagesave për tatimin mbi vlerën e shtuar. Edhe për këtë përfitim bizneset duhet të bëjnë kërkesë me shkrim në Drejtorinë Rajonale Tatimore dhe pas aprovimit të paguajnë 20% të detyrimit që kanë, ndërsa pjesa tjetër paguhet me këste. Në udhëzimin e ndryshuar me vendim të ministres Anila Denaj janë specifikuar edhe rastet se kur nuk mundet një tatimpagues të lidhë marrëveshje për pagesë me këste të detyrimeve tatimore. Sipas udhëzimit, bëhet fjalë për rastin kur tatimpaguesi kërkon të paguajë në këtë formë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nga kjo pamundësi përjashtohen institucionet publike që në këtë rast janë tatimpagues. “Përjashtimisht, në rastet kur në cilësinë e tatimpaguesit janë institucione apo ente shtetërore apo publike, qendrore apo vendore apo ente të tjera ku shteti është palë, për raste të një interesi të lartë publik ose të nevojës për moslejimin e cenimit të rendit dhe të sigurisë kombëtare, mund të lidhet një marrëveshje me këste edhe për detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, citohet në udhëzim.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit kanë ngarkuar më tre detyra Shqipërinë të lidhura drektpërdrejt me ekonominë.

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.

Postuar: 17/10/2019 - 07:27

Kontrata koncesionare vazhdojnë te jenë një çështje shqetësuese më ndikim negativ në ekonomi.

Postuar: 16/10/2019 - 07:28

Pensionistët rrezikojnë që të mos marrin shpërblim në fund të vitit.