BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x

Ekonomia

Të ardhurat në buxhet, në 6 mujorin e këtij viti grumbullohen 250 milionë euro më pak se një vit më parë, ja të dhënat

Të ardhurat në buxhet, në 6 mujorin e këtij viti

Buxheti i shtetit vazhdon të jetë në pikiatë. Që prej fillimit të këtij viti arka e shtetit ka mbledhur shumë pak të ardhura në raport me fillimvitin e 2019. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Financave, shpërthimi i pandemisë thelloi më tej gjendjen duke bërë që këtë 6 mujor të parë në arkën e shtetit të mblidhen vetëm 194 miliardë lekë, pra 250 milionë euro më pak se 6 mujori i vitit 2019. Por dhe shumë më dobët se pritshmëritë e qeverisë në projektbuxhetin 2020. Kjo do të thotë që shpresat për rimëkëmbje të ekonomisë janë ende të vakëta, për aq kohë sa vendi vazhdon të jetë nën efektin e pandemisë. "Buxheti grumbulloi në 6-mujorin e parë 194 miliardë lekë. Kjo shumë është 250 milionë euro ose 249.7 miliardë lekë më e ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Arkëtimet ishin 14% më të ulëta se fakti i vitit 2019. Rënie të thellë kanë shënuar muajt kur aktiviteti ekonomik në vend ishte i mbyllur për shkak të pandemisë. Duke shënuar tkurrje edhe në krahasim me raportin fillestar të qeverisë për grumbullim të ardhurave në arkë për vitin 2020", raporton MFE. Sakaq sipas të dhënave hendekun më të madh në 6 muaj e kanë krijuar të ardhurat që grumbullohen nga punësimi. Ky zë ka pësuar 28% ulje, pra ka mbledhur 50 milionë lekë më pak për shkak se punësimi ra ndjeshëm brenda dy muajve, duke reduktuar kështu të ardhurat personale. Sakaq bëhet me dije se të ardhurat nga TVSH vazhdojnë të rrënojnë buxhetin e shtetit, duke shënuar rënien më të madhe me 33% në 6 muaj, me humbje më të madhe në kohën e izolimit. "Për periudhën janar-qershor 2020, rënia më e madhe vjetore erdhi nga tatimi mbi të ardhurat personale me rreth 50 milionë euro ose 28% më pak se një vit më parë. Kjo për shkak të rritjes së papunësisë që nga muaji mars 2020 për shkak të pandemisë. Të ardhurat nga ky tatim kanë vijuar me rënie edhe në qershor, pasi tregu i punës është akoma në proces rimëkëmbje të ulët. Arkëtimet e TVSH dhe Tatimi mbi Fitimin ranë përkatësisht me 12 dhe 33% në 6-mujor. Të ardhurat nga TVSH u ndikuan nga rënia e qarkullimit në ekonomi, për shkak të pandemisë, ndërsa tatimi mbi fitimin shënoi rënie për shkak të vendimeve të qeverisë për shtyrjen e pagesës së tij në kohë", thuhet në raport.

Përmirësim në muajin qershor

Në raport Financat tregojnë se masat izoluese i dhanë goditjen e madhe ekonomisë vendase dhe reduktuan ndejshëm të ardhurat. Por, nga ana tjetër edhe pse në shifra gati të papërfillshme, gjatë muajit qershor rendimenti i të ardhurave ka njohur rritje. Saktësisht në muajin qershor u mblodhën 34 miliardë lekë të ardhura, ku kontribut kryesor dhanë të ardhurat nga doganat dhe ato të grumbulluara nga bashkitë në vend. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat nga vendorët kapën vlerën e 3,2 miliardë lekëve vetëm në qershor. "Të ardhurat në muajin qershor të këtij viti ishin 34,3 miliardë lekë, me një rënie 7.5% në raport me qershorin 2019. Në të ardhurat tatimore dhe doganore, rënia vjetore në qershor ishte shumë më e lartë me 15%, duke ruajtur rënien e muajve të mëparshëm. Të ardhurat nga pushteti vendor shënuan 3,2 miliardë lekë ne qershor, me një rritje prej 53% në raport me një vit më parë. Kjo rritje u ndikua nga grumbullimet më të larta nga taksa e infrastrukturës, si rrjedhojë e rritjes së lejeve të ndërtimit", raportojnë Financat. Gjithsesi të dhënat tregojnë se teksa për qershorin të ardhurat nga pushteti vendor u përmirësuan, ato shënuan dobësi në 6-mujor, ku rënia vijon të jetë 14%, ose rreth 35 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa në përmirësim kanë ardhur edhe taksat e pasurisë dhe taksat lokale, përkatësisht 83 dhe 45% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Më të lexuarat