BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Të dhënat e BSH, papunësia vijon të mbetet e lartë, rritja e pagave e plogësht, shpenzimet rriten në 6 muajt e fundit

Të dhënat e BSH, papunësia vijon të mbetet e lartë,

Papunësia në vend vijon të mbetet e lartë dhe punësimi nuk ka shfaqur asnjë përmirësim. Kështu evidentojnë të dhënat e publikuara dje nga Banka e Shqipërisë, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Përmes një deklarate për mediat, Gurvenatori i bankës Gent Sejko tha se punësimi vijon të jetë shumë i dobët dhe kjo ka bërë që papunësia të rritet. Sipas tij, vetëm në këto gjashtë muaj norma e papunësisë u rrit me 11,9%, ndërsa sinjalet për pjesën e dytë të vitit nuk janë optimiste sa i përket këtij indikatori. Sejko tha se, rritja e pagave në të gjithë vendin mbetet e dobët dhe kjo ka ndikuar drejtpërsëdrejti në reduktimin e konsumit. Dobësimi i të ardhurave ka bërë që qytetarët të kursejnë dhe të kryejnë shpenzime vetëm për nevojat bazë. “Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 5.5% gjatë tremujorit të parë, duke tejkaluar pritjet tona. Por, pavarësisht këtij përmirësimi, tregu i punës ka shfaqur një ecuri të plogësht në tremujorin e parë. Niveli i punësimit vijon të mbetet poshtë atij të regjistruar përpara pandemisë, norma e papunësisë u rrit në 11.9%, ndërsa presionet e tregut për rritjen e pagave janë ende të zbehta. Bazuar në ecurinë historike, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e qëndrueshme e punësimit dhe e pagave do të ndjekë me vonesë kohore zgjerimin e kërkesës për mallra e shërbime”, deklaroi guvernatori. Sakaq, vlen të theksohet se për aq kohë sa papunësia dhe konsumi vijojnë të jenë të dobët rritja që ka shfaqur ekonomia në fillim nuk e jep plotësisht efektin e saj dhe muajt në vijim mbeten në rrezik.

Deficit buxhetor vijon të rritet

Përveç papunësisë, problem vijon të mbetet edhe niveli i lartë i deficiti buxhetor. Sipas Bankës së Shqipërisë, në këtë gjashtë mujor deficit nuk ka mundur të shfaqë trend zbritës, sepse në pjesën e parë të vitit shpenzimet janë rritur në ritme shumë të shpejta, duke tejkaluar objektivat e planit fillestar. “Politika fiskale ka vijuar të ruajë një karakter ekspansionist gjatë gjysmës së parë të vitit. Deficiti buxhetor i kësaj periudhe qëndroi rreth nivelit 3.4% të PBB-së. Kjo ecuri pasqyroi rritjen me të shpejtë të shpenzimeve në raport me të ardhurat, ndonëse këto të fundit regjistruan një rritje vjetore prej rreth 37%”, tha ai. Sakaq, kujtojmë këtu se vetëm pak javë më parë qeveria miratoi dy vendime të cilat përcaktonin rritjen e shpenzimeve deri në fund të 2021 dhe rrjedhimisht zgjerimin e deficitit buxhetor. Më tutje, Sejko tha se BSH qëndron pozitive për ecurinë e ekonomisë në pjesën e dytë të vitit, por kjo do të ndodhë vetëm nëse nuk do të aplikohen më masa kufizuese shtesë dhe nëse qeveria do të vërë në zbatim reforma të reja strukturore. “Përditësimi i parashikimeve në këtë raport tremujor sugjeron një ecuri pozitive të ekonomisë në horizontin afatmesëm, duke riparë për lart projeksionin e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit aktual. Këto parashikime janë ndërtuar mbi supozimin e shmangies së kufizimeve të forta mbi aktivitetin ekonomik si pasojë e pandemisë”, tha Sejko.