
Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)

Të tjera lehtësira për bizneset, hiqen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin

Shkruar nga Esmeralda HIDA 24 Korrik 2020

Qeveria do të falë gjobat për 3 mujorin e parë për të gjithë biznesit në vend. Pas zerimit të taksës së tatim-fitimit për biznesin e vogël dhe reduktimit për biznesin e madh, tashmë qeveria ka marrë një tjetër veprim lehtësuar për të gjitha bizneset në vend. Përmes një njoftimi të fundit publik, ditën e djeshme Ministria e Financave tregoi se ka vendosur të falë të gjitha gjobat e marra nga bizneset në tre muajt e parë të këtij viti për shkak të mos pagimit në kohë të kësteve të tatim-fitimit. Në njoftim, MFE shprehet se kjo lehtësi vjen për shkak se bizneset e kanë pasur shumë të vështirë të bëjnë pagesat, sidomos në muajin mars për shkak të mbylljes së aktivitetit si pasojë e shpërthimit të pandemisë. “Të gjitha gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për shkak të pandemisë së Covid-19 do të hiqen. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e veprimtarisë ekonomike të subjekteve private, njofton të gjithë sipërmarrësit dhe bizneset në vend se Administrata Tatimore do të anuloje gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në përputhje me VKM NR. 243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar”, thuhet në vendim. Sakaq ministria ende nuk ka bërë me dije se sa do të jetë vlera e gjobave të falura dhe sa biznese do të përfitojnë. Gjithsesi në kushte aktuale pritet që efekti që do të japë ky veprim në buxhetin e shtetit do të jetë tepër i lartë, duke marrë parasysh se për muajt në vijim taksa e tatim-fitimit nuk do të paguhet fare nga 12 mijë biznese dhe do paguhet në një normë shumë të ulët nga bizneset e mëdha. Pra, po t’i shtojmë edhe vlerën e gjobave të falura është e pritshme që efekte në buxhet të jenë me miliarda lekë.
Ja si do procedohet me gjobat e paguara
Një pjesë e bizneseve të gjobitura e kanë shlyer detyrimin e masës administrative gjobë, brenda këtyre muajve dhe ata druhen se nuk përfitojnë nga kjo lehtësi. Por edhe për këtë kategori Ministria e Financave ka menduar një zgjidhje. Në njoftimin e MFE thuhet se bizneset që kanë paguar gjobat të vendosura në tre muajt e parë të 2020-ës, vlera nuk do mund t’u kthehet, por do të përdoret për detyrime të tjera në muajt në vijim. Sakaq ministria bën me dije se të gjithë tatim-paguesit që përfitojnë, do të njoftohen përmes portalit e-Filing. “Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme. Administrata Tatimore do të do të vijojë zbatimin e procedurave për të njoftuar tatimpaguesit në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik e-Filing”, thuhet aty. Gjithashtu, në njoftim sqarohet se, me shqyrtimin e subjekteve që përfitojnë dhe procedurave në vijim do të merren organizata të posaçme pranë Financave. “Struktura e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojë në përputhje me përcaktimet e legjislacionit, për situatat e fatkeqësisë natyrore edhe gjobat e tjera për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore nga ana e tatimpaguesve. MFE mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Ja me sa këmbehet valuta sot!

ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do vijojë të mbetet problematik, kufizim shpenzimesh për të ulur borxhin

BB dhe FMN jo shumë optimiste për rritjen e ekonomisë gjatë 2021, kërkohet kujdes me fondet dhe borxhin

Bllokohet ligji për amnistinë fiskale, Kuvendi nuk fut në kalendarin e punimeve nismën e qeverisë

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet

Pasojat e izolimit, mbyllen 38 për qind e bizneseve në vend, ulet konsumi dhe fitimi për kompanitë që operojnë ende

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat
