BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Ekonomia

Tenderat vijojnë të jenë problematikë, 66 ankesa vetëm në muajin gusht, ja tre fushat më të kontestuara

Tenderat vijojnë të jenë problematikë, 66 ankesa vetëm

Nuk kanë fund ankesat mbi procedurat tenderuese. Teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjen pa fund probleme me prokurimet, duket se dhe vetë kompanitë janë të pakënaqura me procedurat që ndiqen. Sipas buletinit të Komisionit të Prokurimit Publik, gjatë muajit gusht ka pasur plot 66 ankesa për tenderat. Gjysma e tyre janë pranuar nga KPP, ndërsa pjesa tjetër janë ende në proces shqyrtimi. Nga ky total vetëm një ankesë lidhet me fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë ndërsa pjesa tjetër me procedurën e prokurimit publik teksa kanë munguar ankesa për koncesione apo leje minerare e ankande. Ankimimet sipas fazës në të cilën është bërë ky i fundit kanë ndodhur ose gjatë vlerësimit të ofertave ose në fazën fillestare ku operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike që në disa raste jo pak herë cilësohen si përjashtues. Në këtë kontekst i ndarë në përqindje 65 për qind është ankimuar në fazën e vlerësimit të ofertave dhe pjesa tjetër për specifikimet. Shumica e ankesave, lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 59 për qind. Në vendin e dytë janë ankesat për shërbime dhe më pas vijnë ato për punë publike. “Me 68 vendime të Komisionit të Prokurimit Publik janë shqyrtuar dhe zgjidhur 80 ankesa nga operatorët ekonomikë”, vlerëson KPP në buletin. Kjo do të thotë që për të njëjtën procedurë mund të kenë pasur ankesë nga më shumë se një operator ekonomik.

Tirana është qarku që mban rekordin e ankimimeve në KPP ku nga 66 janë të paktën 44 të tilla. Kjo lidhet me faktin që në kryeqytet është e vendosur pjesa e institucioneve qendrore të cilat zhvillojnë edhe volumin kryesor të procedurave të prokurimit publik ndërkohë që më pas vijnë dy bashki me numrin më të madh të ankesave siç janë Shkodra dhe Elbasani me respektivisht nga 7 ankesa si dhe Fieri me katër të tilla.

Të dhënat për muajin korrik

Edhe në korrik situata ka qenë e ngjashme. Në këtë muaj ka pasur 76 ankesa nga kompanitë, të cilat janë skualifikuar. Të dhënat janë bërë publike nga Komisioni i Prokurimit Publik. Sipas KPP shumica e ankesave janë paraqitur në fazën kur ende tenderi është në zhvillim dhe që lidhet me specifikimet teknike. Të paktën 57 për qind e ankesave lidhen me mënyrën sesi autoritetet kontraktore kanë përcaktuar kushtet në dokumentacion. Kjo pjesë është bërë jo pak herë problem pasi operatorët kanë ankimuar se kushtet hartohen në mënyrë të tillë që të plotësohen nga një operator i paracaktuar ose për të penalizuar dikë nga gara. Po kështu specifikimet teknike në disa raste janë të paargumentuara. Kjo përqindje ankesash që lidhen me specifikimet teknike është dukshëm më e lartë se procedurat që ankimohen kur janë në fazë vlerësimi ofertash. Kjo pjesë përbën 33 për qind të ankimimeve totale dhe lidhet zakonisht me mënyrën sesi autoritetet kontraktore kanë bërë përllogaritjen e pikëve dhe kanë nxjerrë fitues njërën apo tjetrën ofertë. Sipas llojit të kontratës të paktën 8 për qind e ankimimeve kanë të bëjnë me tenderë që lidhen me punë publike. Mbi 60 për qind lidhen me tendera që kanë në bazë të tyre mallra. Kjo lidhet edhe me faktin se përgjatë qershorit dhe korrikut numri i prokurimeve për këtë kategori është më i lartë ndërsa në fillimvit ka një tendence më të lartë drejt investimeve. Pjesa tjetër prej 32 për qind e ankesave për tenderë lidhen me shërbimet.