BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Ekonomia

Tenderimet e qeverisë shqiptare pa konkurrencë për vitin 2020 dhe 2021, rekord zënë prokurimet e rindërtimit

Tenderimet e qeverisë shqiptare pa konkurrencë për vitin 2020 dhe

Sipas Open Data në vitin 2020, qeveria dhe institucionet në varësi të saj, kanë tenderuar një të katërtën e fondit limit për gjithë vitin përmes tenderëve me Procedurë të Kufizuar, duke shmangur konkurrencën me ofertim dhe garën e plotë në sistem elektronik.

Në vitin  2020, autoritetet kontraktuese kanë kryer 18 540 procedura të pa anuluara tenderimi, me një fond limit prej 267 765 243 763 lekë pa TVSH (mbi 267 miliardë lekë). Prej këtij fondi, 76 132 463 546 lekë ose 28.4 për qind e totalit, janë tenderuar përmes Procedurave të Kufizuara ose Negocimit pa Shpallje. Të dy procedurat e përmendura nuk garantojnë garë të hapur dhe proces përmes ofertimit elektronik. Procedura e Kufizuara për vitin 2020 janë kryesisht me qëllim përzgjedhje operatorësh dhe kontraktime për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit. Në vitin 2020, autoritetet kontraktuese kanë kryer 108 tendera me procedurë të kufizuar për Rindërtimin, me vlerë totale të fondit limit 69 164 367 246 lekë pa TVSH (mbi 69 miliardë lekë). Prej tyre, 92 kanë qenë tender me procedurë të kufizuar lokale, ndërsa 16 me procedurë të kufizuar ndërkombëtare. Këto tendera në numër  përbëjnë vetëm 0.58 përqind të totalit të procedurave të paanuluara për vitin 2020. Në raportin Fond Limit i Tenderuar me Procedurë të Kufizuar kundrejt Fond Limit i tenderuar total të gjitha procedurat ato zënë 25.8 për qind të totalit vlerë e tenderuar gjatë vitit.Po ashtu, në 2020-ën janë zhvilluar dhe 504 tendera me Negocim pa Shpallje.

Vlen të theksohet se prej 504 tenderave me negocim pa shpallje, vetëm 4 prej tyre janë kryer për procesin e Rindërtimit. Autoriteti Kontraktues për të katër tenderët ka qenë Bashkia Tiranë dhe fondi limit total për këto 4 tender ka qenë 24 429 146 lekë pa Tvsh (mbi 24 milionë lekë). Vlera totale e Fondit Limit për 504 tenderat me Negocim pa Shpallje është 6 968 096 300 lekë pa Tvsh (mbi 6.9 miliardë lekë).Kontratat me negocim pa shpallje zënë 2.6 përqind të fondit limit total. Në vitin 2021, autoritetet kontraktuese kanë kryer 17 400 procedura të paanuluara tenderimi, me një fond limit prej 147 774 069 034 lekë pa Tvsh (mbi 147 miliardë lekë). Prej këtij fondi, 24 215 135 878 lekë (mbi 24 miliardë lekë), ose thënë ndryshe 16.4 për qind, janë tenderuar përmes Procedurave të Kufizuara ose Negocimit pa Shpallje. Të dyja këto procedura, siç theksuam më parë, kufizojnë konkurrencën mes operatorëve dhe nuk lejojnë zhvillimin e garës së hapur, duke lënë vend për dyshime për korrupsion.

Rekord zënë prokurimet e rindërtimit

Ngjashëm si në vitin 2020, tenderat me Procedurë të Kufizuar për vitin 2021 janë kryesisht ato për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit të 26 nëntorit 2019.  Për vitin 2021, autoritetet kontraktuese kanë kryer 137 tendera me procedurë të kufizuar për Rindërtimin, me vlerë totale të fondit limit 19 333 466 996 lekë pa Tvsh (mbi 19 miliardë lekë). Këto kontrata me Procedurë të Kufizuar, zënë 13.1 për qind të fondit limit total. Prej tyre, 134 kanë qenë tendera me procedurë të kufizuar lokale, ndërsa vetëm 3 ka qenë me procedurë të kufizuar ndërkombëtare. Në 2021 janë zhvilluar dhe 244 tendera me Negocim pa Shpallje, me një fond limit total prej 4 881 668 882 lekë pa Tvsh (mbi 4,8 miliardë lekë). Këto kontrata me negocim pa shpallje zënë 3.6 përqind të fondit limit total. Po ashtu, fondi limit i dhënë përmes procedurave të kufizuara dhe atyre me negocim pa shpallje, në vitin 2020 ka qenë rreth 3 herë më e lartë se ajo e vitit 2021. Vlera totale e fondit limit tenderuar përmes procedurave të kufizuara për procesin e rindërtimit, në vitin 2020 ka qenë rreth 3.5 herë më e lartë krahasuar me vitin 2021. Ndërsa vlera totale e fondit limit tenderuar përmes negocimit pa shpallje në vitin 2020 ka qenë rreth 1.5 herë më e lartë se në vitin 2021. Viti 2020 karakterizohet nga procedura të Programit të Rindërtimit; Tenderime për Situatë e krijuar nga Pandemia Covid -19. Karakteristikë tjetër e vitit 2020 është edhe fakti që ky vit paraprin fushatën dhe procesin për Zgjedhje të Përgjithshme Parlamentare mbajtur më 25 Prill 2021.