Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thatësira rikthen importet e energjisë, KESH dhe OSHEE kërkojnë 50 milionë euro për gushtin dhe shtatorin

Postuar: 16/07/2017 - 08:28

Shqipërisë do t’i duhet të shpenzojë të paktën 50 milionë euro të tjera për të blerë energji elektrike nga importi gjatë dy muajve të ardhshëm. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes kanë bërë bilancin e situatës energjetike në vend, duke listuar dhe skenarët për muajt në vijim. Sipas tyre, vendi është i detyruar të ruajë importet masive të energjisë, të paktën edhe për periudhën gusht-shtator, pasi rezerva hidrike është në nivele minimale. Por edhe shifra prej 50 milionë euro mund të mos jetë e mjaftueshme. Nëse situata hidrike nuk përmirësohet, atëherë importet e mëdha do të vazhdojnë edhe për tetorin e ndoshta edhe në muajt e mëvonshëm. Kjo do të ketë pasoja direkte për buxhetin. OSHE ka shpenzuar sakaq 18 milionë euro për të blerë energji në korrik. Fatura prej 50 milionë eurosh që duhet të shpenzojë për dy muajt e ardhshëm do të thante plotësisht buxhetin e saj, përfshirë atë të KESH. Kjo do të thotë se dy kompanitë publike mund të sigurojnë energjinë elektrike me fondet e tyre deri në fund të shtatorit. Për çdo sasi që do të nevojitet pas kësaj periudhe kostoja do të paguhet nga buxheti i shtetit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit prurjet energjetike kanë qenë 40 për qind më të ulëta se sa mesatarja 10-vjeçare. Si rezultat, niveli i Fierzës gjendet aktualisht në kuotën 270 metra, ose mbi 15 metra më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Viti 2016 qe nga më të suksesshmit për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri, për shkak se reshjet qenë të bollshme. Niveli i Fierzës qe gjatë të gjithë vitit shumë më lart se sa mesatarja historike dhe në disa momente gjatë muajit nëntor, shqetësimi kryesor qe rreziku i përmbytjeve dhe jo rreziku i thatësirës. Por gjashtë muaj më vonë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike dhe Korporata Elektroenergjetike deklarojnë se vendi është në prag të një krize energjetike e cila duhet të zgjidhet përmes importit të energjisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/11/2017 - 16:03

Shtypja gabim e një kuptoni tatimor është diçka me të cilin një biznes mund të përballet shpesh. Për të “korrigjuar” këtë gabim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron edhe hapat që duhet të ndiqen.

Postuar: 24/11/2017 - 07:43

Teksa ka mbetur pak më shumë se një muaj nga përfundimi i afatit ligjor për fshirjen e detyrimeve tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron tatimpaguesit se si mund t

Postuar: 24/11/2017 - 07:39

Qeveria ka vendosur të ashpërsojë ligjin për transportin e armëve dhe municioneve nga Shqipëria jashtë vendit dhe anasjelltas.

Postuar: 23/11/2017 - 11:05

Shqipëria ka përfomuar nën mesataren e Rajonit dhe vendeve të tjera në tranzicion në gjashtë komponentët që vlerësojnë reformat për zhvillim sipas Raportit të Tranzicionit për 2

Postuar: 23/11/2017 - 08:24

Shqipëria renditet e 105-a në botë nga 189 shtete, përsa i përket të ardhurave për frymë në vitin 2017.

Postuar: 23/11/2017 - 08:23

Edicioni i 24-rt i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event që do të mbahet në datat 23 deri në 26 Nëntor 2017 në Pallatin e Kongreseve, vjen në vëmendjen e v

Postuar: 22/11/2017 - 17:59

Bujqësia shqiptare ndonëse është sektori më pak i maturuar në vend vijon të zgjerohet me ritme shumë të ulta.