BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Ekonomia

Thellohet inflacioni, çmimet rriten në Shqipëri më shumë se në BE. Nga ushqimet, qiraja, baret dhe restorantet, ja çfarë ndikoi më shumë

Thellohet inflacioni, çmimet rriten në Shqipëri më

Në Europë inflacioni ka nisur të stabilizohet pas rritjes historikë që shkaktoi lufta në Ukrainë, por në Shqipëri po ndodh e kundërta, pasi çmimet po rriten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar problemet strukturore të ekonomisë vendase, sidomos sektorit të prodhimit.

Indeksi i Çmimeve të Harmonizuar një metodologji i Eurostat tregoi se, inflacioni në Shqipëri gjatë muajit tetor ishte 4.7 për qind, shumë më i lartë se inflacioni mesatar në BE që për të njëjtin muaj që ishte 3.6 për qind. Gjithashtu treguesi rezultoi shumë i lartë se matjet kombëtare nga IÇK-ja që në tetor ishte 3.8%.

Në tetorin e vitit të kaluar IHCK në Shqipëri ishte 8%, ndërsa në BE ishte 11.5 për qind.

Por teksa inflacioni në Europë ku ulur ritmet për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë që ishin shkaktari kryesor, Shqipëria, që vjet renditej në mesin e shteteve me rritjen më të ulët të çmimeve tani po shkon në krahun tjetër me inflacion të lartë.

Në janar të vitit 2023 IHCK në BE ishte gati 3 pikë përqindje më i lartë se në Shqipëri, përkatësisht 10 dhe 7.1%.

Kjo diferencë ishte e dukshme deri në muajin qershor kur nisi të ngushtohej, teksa çmimet në BE ulen ritmet e rritjes, ndërsa në Shqipëri po bëheshin të qëndrueshme. Në shtator IHCK u barazua më BE dhe në tetor çmimet në Shqipëri u rriten 1.1 pikë për qind më shumë se në BE.

Inflacioni në vendin tonë po krijohet nga faktorët e brendshëm dhe sidomos nga oferta e cunguar e prodhimeve bujqësore, e cila po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve, e cila është formuesi kryesor i inflacionit në vendin tonë.

Bujqësia sektori më i madh në ekonomi në tremujorin e dytë të vitit ra për pestin tremujor radhazi, teksa numri i konsumatorëve u rrit për shkak të turistëve duke ushtruar presion mbi çmimet.

Sipas metodës së Eurostat në muajin tetor shihet se kanë ndikuar më shumë në rritjen e çmimeve, ushqimet, qiraja, baret dhe restorantet.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,5% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,8%, “Shërbimi arsimor” me 5,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,8%, “Veshje dhe këpucë” me 3,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2% secili, “Shëndeti” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,0% dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,5%.

Në muajin Tetor, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,4%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%, “Transporti” me 0,2% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,5%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1% secili./ Monitor