Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thellohet skandali me biletat e udhëtimeve, brenda një jave operatorët rrisin me rreth 100 euro çmimet, autoritetet asnjë masë

Postuar: 23/08/2018 - 07:38

Problemi i biletave të udhëtimeve me avion nuk po gjen zgjidhje. Pavarësisht se ky është ngritur shumë shpesh si shqetësim në media, çmimet e biletave të Aeroportit të Rinasit vijojnë të mbeten në strasoferë. Mirëpo teksa qytetarët presin përmirësim të situatës, duket se skandali po thellohet. Vetëm brenda një jave operatorët kanë rritur sërish çmimet e biletave. Gazeta e denoncoi para një jave se çmimet ishin rritur, por gjatë kësaj jave çmimet kanë vijuar të fluturojnë. Deri para pak ditësh, nëse udhëtarët donin të niseshin nga Tirana drejt Milanos, duhet të paguanin afro 210 euro. Por sapo u fut java e dytë e gushtit, e cila njihet për lëvizjet e shumta të turistëve, ky çmim ka pësuar rritje me 70 euro. Pra nga 210 euro, bileta për në Milano këto ditë kushton 281 euro vetëm për një drejtim. Krejt ndryshe është situata nëse nisesh nga aeroporti i Milanos për të ardhur në Tiranë. Aty të duhet të paguash vetëm 47 euro një drejtim. Të njëjtën shifër duhet të paguash edhe nëse dëshiron të udhëtosh drejt Mynihut të Gjermanisë. Edhe bileta drejt shtetit gjerman deri në fillim të gushtit ishte afro 200 euro, por vetëm brenda pothuajse një jave shifra ka shkuar në 280 euro. Një rritje edhe më të çmendur kanë pësuar çmimet e biletave nëse do të fluturosh për në Londër. Deri para pak ditësh ato varionin 300-400 euro, por tanimë biletën nga Aeroporti i Rinasit drejt Londrës mund ta gjesh me afro 500 euro. Në drejtim të kundërt, pra Londër–Rinas udhëtarët duhet të paguajnë 200 euro. Emigrantët shqiptarë janë ata të cilët lëvizin më së shumti gjatë kësaj periudhe. Në 15-ditëshin e dytë të muajit gusht ata po përballen me çmime shumë të larta për të fluturuar drejt destinacioneve ku jetojnë dhe punojnë, kryesisht në Itali, Greqi, Gjermani apo Angli. Për operatorin turistik, Besnik Vathi, faktor që ndikon në këtë rritje stratosferike janë taksat e larta. “Faktori i parë është çmimet e shtrenjta të shërbimeve aeroportuale, është çmimi i lartë i karburantit, por edhe taksat. Çmimet janë të larta jo thjesht se është periudhë emigrantësh, por kanë qenë dhe mbeten të larta gjatë gjithë periudhës”, tha ai gjatë një reagimi për mediat.

Asnjë masë nga autoritetet

Pavarësisht se situata me çmimet e biletave për udhëtimet me avion është e rënduar dhe ankesat e qytetarëve janë të shumta, nuk ka akoma asnjë lëvizje nga autoritetet shqiptare. Shqipëria renditet si shteti me çmimet më të larta të biletave në rajon, e megjithatë shteti vijon të heshtë, duke kaluar në inekzistencë të plotë ndaj kësaj padrejtësie, me pasoja të jashtëzakonshme për qytetarët e vet, të cilët udhëtojnë disa herë në vit në shtete të ndryshme, për probleme të ndryshme. Si të mos mjaftonin çmimet e larta, pritja me orë të tëra nëpër aeroporte, vonesat e dhjetëra janë probleme të tjera me të cilat ndeshen shqiptarët gjatë fluturimit në shtete të ndryshme. Por për asnjë prej këtyre padrejtësive nuk ka asnjë reagim nga autoritetet dhe nuk bëhet asgjë për të marrë masa për zgjidhjen e situatës. Sipas burimeve nga Autoriteti i Aviacionit Civil, një faktor që ndikon në biletat e shtrenjta janë tarifat e larta aeroportuale të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit, një problem që ata e kanë diskutuar edhe me ekspertë të BEsë. Tarifat e larta pengojnë shtimin e linjave dhe futjen e operatorëve low cost. Rishikimi i kontratës së vitit 2004 është kyç, teksa tashmë është hapur auditi, i cili do të përcaktojë se nëse koncesionari i aeroportit e ka nxjerrë investimin, atëherë do t’u duhet të rishikojnë tarifat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 07:23

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dy ish regjistrues, zëvendës-regjistruesin dhe pesë specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë p

Postuar: 12/11/2018 - 11:39

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohen në parim të ardhurat p

Postuar: 12/11/2018 - 07:47

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mb

Postuar: 11/11/2018 - 09:20

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 11/11/2018 - 07:57

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zgjeruar së fundmi “listën e zezë” të su

Postuar: 10/11/2018 - 11:24

Drejtori i Hetimit Tatimor z.Adrian Shehu zhvilloi një mbledhje të posaçme me strukturat e Zbatim

Postuar: 10/11/2018 - 07:50

Autoriteti i Konkurencës po përpiqet t’u japë fund konflikteve mes kompanive private që ope