BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Ekonomia

Tregtarët e miellit i mbyllin gojën Autoritetit të Konkurrencës, nuk ka gjoba ndaj kompanive që rritën çmimin e bukës, vijon monopoli

Tregtarët e miellit i mbyllin gojën Autoritetit të

Tregtarët e miellit kanë arritur t’i mbyllin gojën Autoritetit të Konkurrencës. Edhe pse çmimi i bukës në vend është rritur për shkak të aleancave të kompanive të miellit, autoritetet shtetërore janë treguar të pafuqishme ndaj tyre. Dje Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin e thelluar për tregun e importit të grurit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, por duke mos vendosur asnjë gjobë ndaj kompanive edhe pse kemi një pazar të hapur. Kompanitë kryesore janë bërë bashkë për të rritur çmimin e miellit, por për Autoritetin e Konkurrencës nuk ka shkelje konkurrence. Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme nga Autoriteti i Konkurrencës për propozimin e Sekretariatit për vendosjen e një gjobe për 5 kompanitë e konstatuara që kishin rritur çmimet në mënyrë të organizuar, u votua kundër, 3 anëtar të komisionit kanë votuar kundër ndërsa ishin vetëm 2 pro. Për këtë arsye ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK nuk iu janë vendosur penalitete. Pro vendosjes së gjobës ka votuar kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi dhe zëvendëskryetari Eduard Ypi, ndërsa kundër kanë votuar anëtarët Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba. Në hetimin e thelluar të kryer nga Autoriteti i Konkurrencës prej një viti për këto ndërmarrje u konstatua se këto kompani dakordësoheshin për vendosjen e çmimit, duke sjellë automatikisht rritje të çmimit të miellit dhe bukës për konsumatorët shqiptarë. Vendimi i zbardhur për këtë çështje do të bëhet publik brenda 15 ditësh. Nga ana tjetër gjatë muajit shtator çmimi i bukës është rritur me rreth 10% dhe shkak sipas prodhuesve është bërë mungesa e grurit në tregun ndërkombëtar.

Justifikimet e Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës reagoi për këtë çështje, duke u justifikuar me procedura ligjore. “Autoriteti i Konkurrencës nuk është institucion përgjegjës për kontrollin e çmimeve të produkteve apo të shërbimeve të ndryshme në treg, si dhe nuk është institucioni përgjegjës për çështje, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit. Autoriteti i Konkurrencës, ka një mandat të mirëpërcaktuar ligjor, ai vepron kur cenohet, pengohet apo shtrembërohet konkurrenca në treg dhe kur ndërmarrjet abuzojnë me pozitën dominuese; apo ato ndodhen në kushtet e marrëveshjes së ndaluar”, u shpreh pak ditë më parë ky institucion. Pak ditë më parë reagoi edhe kryeministri lidhur me këtë çështje. Ai e lidhi me shtrenjtimin e grurit që vjen nga Rusia. “Kemi mësuar nga eksperienca që pavarësisht TVSH nuk pati ndryshim domethënës të çmimit. Kemi zgjedhur një sistem që nuk funksionon mbi bazën e qeverive por tregut. Nëse marrim rastin e çmimit të bukës, nuk është hera e parë që ka rritje, në 8 vjet ka pasur 3 herë rritje. Ka pasur rritje pasi furnizuesi më i madh i grurit është Rusia, e cila ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka sjellë që çmimi të rritet kudo. Nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë, sepse lidhet me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë edhe në vende të tjera rezultat në uljen e çmimit. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madh, ndërkohë që në kushtet që jemi janë fantazira që funksionojnë për ata që kanë dëshirë të fantazojnë”, u shpreh Rama.