Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tregu i sigurimeve oligopol, AMF dhe Autoriteti i Konkurencës nuk bashkëpunojnë për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe të ndershme

Postuar: 07/02/2019 - 07:29

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën 2015-2017, ka qenë pjesërisht efektiv në përmbushjen e misionit institucional si rregullues dhe mbikëqyrës i tregut të sigurimeve. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në një auditim të ushtruar kohët e fundit ka vërejtur se problematikat historike të AMF e të këtij tregu, administrimi nga strukturat drejtuese, si dhe vendim-marrja e Bordit, kanë cenuar mirëfunksionimin e vetë tregut, transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorit. KLSH citon në raport se në ushtrimin e kompetencave të veta sa i përket mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit, AMF në raste të caktuara nuk ka vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me ligjin, duke mos marrë masat sanksionuese përkatëse, në shumën 27.400.000 lekë (gjoba të pavendosura). Ndërkohë, lidhur me këtë temë, KLSH ka ushtruar një audit edhe pranë Autoritetit të Konkurrencës, i cili vlerësohet se ka dështuar në bashkëpunimin me AMF për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe të ndershme në tregun e sigurimeve. Ky treg, sipas KLSH, shfaq tiparet e një oligopoli. Ndërkohë, Byroja Shqiptare e Sigurimit vërehet se nuk ka përmbushur funksionin e vet dëmshpërblyes dhe mbikëqyrja e AMF ndaj saj nuk ka arritur pritshmëritë. Nga ana tjetër, Fondi i Kompensimit, edhe pse ka treguar shenja rimëkëmbjeje nga ngërçi vetëm vitin e fundit, mbart ende 277.056.933 lekë pagesa dëmesh ose rreth 25% nga shlyerja e plotë e tij.

Tregu i sigurimeve

KLSH sugjeron që performanca e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare meriton një vëmendje maksimale dhe trajtim të vazhdueshëm, duke marrë në konsideratë rëndësinë socio-ekonomike të tregut të sigurimeve tek qytetarët dhe rolin që luan AMF në rregullimin dhe mbikëqyrjen e këtij tregu. Tregu i sigurimeve në Shqipëri përballet me problematika të shumta të cilat kanë shkaktuar edhe jehonë të gjerë mediatike. Mospagesat e dëmeve nga Fondi i Kompensimit, luhatjet e çmimeve të primeve dhe aftësia e ulët paguese e kompanive të sigurimit janë disa nga faktorët më shqetësues. Konteksti i Shqipërisë është ai i një tregu sigurimesh të vogël dhe të pazhvilluar në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Përsa i përket vlerës së primeve të shkruara bruto, vendi ynë renditet i treti nga fundi me një vlerë prej 112 milionë euro, duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Malin e Zi. Në lidhje me peshën që zënë primet e shkruara bruto në GDP, Shqipëria renditet e fundit me një peshë prej vetëm 1,04%. Primi i shkruar bruto për frymë në Shqipëri është 38,89 euro, tregues ky që përsëri e rendit Shqipërinë të fundit në listë. Byroja Shqiptare e Sigurimit dhe menaxhimi i Fondit të Kompensimit vazhdojnë prej vitesh të jenë në ngërç, duke u kthyer në problematikën më të madhe të tregut të sigurimeve. E gjithë kjo situatë ka arritur deri në këtë gjendje për shkak se Byroja nuk ka zbatuar detyrimet e saj për mbledhjen e kontributit vjetor për Fondin e Kompensimit nga shoqëritë e sigurimit dhe nuk ka lëshuar autorizime për pagesë për dosjet për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit. Byroja nuk ka pasur asnjë sistem raportimi, duke neglizhuar dhe zvarritur zbatimin e vendimeve të Bordit të AMF-së. Në këtë pikë, ndikim të madh ka edhe performanca e AMF-së, e cila duhet të zbatojë siç duhet kompetencat e saj në lidhje me mbikëqyrjen ndaj Byrosë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 07:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vendosur të ndryshojë procedurat për pagesën me këste të detyrimeve tatimore nga ana e bizneseve.

Postuar: 16/08/2019 - 07:32

Banka Botërore do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje kaosit të krijuar me pronat në Shqipër

Postuar: 15/08/2019 - 07:31

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një udhëzim, në të cilin përcaktohet qartë se çdo

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë

Postuar: 13/08/2019 - 14:27

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Postuar: 13/08/2019 - 07:24

Kompanitë e udhëtimit të linjave ajrore kanë bërë batërdinë me çmimin e biletave.

Postuar: 11/08/2019 - 07:57

Monopoli i SGS me kolaudimin e makinave duket se do të vijojë edhe për disa kohë.