Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tremujori i parë 2017, borxhi i nënshkruar i patërhequr arrin 1.1 miliardë euro

Postuar: 18/05/2017 - 07:42

Borxhi i jashtëm i nënshkruar dhe i patërhequr nga qeveria shqiptare ka arritur në fund të tremujorit të parë 2017 në 1,18 miliardë euro. Shuma ka mbetur e njëjtë që nga fundi i vitit të kaluar dhe u takon kredive që qeveria shqiptare ka nënshkruar me institucionet financiare ndërkombëtare, por që ende nuk janë disbursuar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Ecuria historike e detyrimeve të jashtme na tregon se qeveritë shqiptare e kanë pasur më të lehtë të gjejnë borxhin se sa ta përdorin atë. Në totalin e borxhit të jashtëm prej më shumë se 3.5 miliardë eurosh, rreth 31% e tij është ende i patërhequr. Qeveritë mike të Shqipërisë, por edhe institucionet financiare ndërkombëtare ndjekin procedura strikte për disbursimin e huave të tyre, duke bërë që një pjesë të mos angazhohen sipas parashikimeve fillestare. Qeveria shqiptare, nga ana saj, ka pranuar disa herë vështirësitë që kanë kontraktimi i fondeve të marra nëpërmjet borxhit të jashtëm. Këto defekte reflektohen kryesisht në ecurinë e shpenzimeve kapitale të cilave më së shumti u dedikohet ky borxh. Stoku i borxhit shtetëror në monedhë të huaj ishte 29.5 % e PBB-së në vitin 2014 duke arritur në 33.6 % të PBB-së më 2016, duke sjellë një rritje të moderuar të ekspozimit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Rritja e nivelit të borxhit në monedhë të huaj ka ardhur kryesisht nga mbështetja buxhetore e akorduar në kuadër të likuidimit të detyrimeve të prapambetura, garancia pjesore e Bankës Botërore (PBG) dhe Eurobondi. Shtesa prej 3.6% e financimit të huaj mbi objektivin është bërë në kuadër të kostove të favorshme që kanë rezultuar në tregun e jashtëm gjatë emetimit të Eurobond-it, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të presionit të huamarrjes në tregun e brendshëm dhe në kuadër të uljes së ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit dhe rrezikut të normave të interesit. Rreth 70.0% e portofolit në monedhë të huaj përbëhet nga monedha Euro, duke e bërë këtë portofol jo shumë të diversifikuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 09:51

Viti 2017 është përkufizuar nga një seri takimesh intensive të niveleve të larta për të ulur riskun e pastrimit të parave por duket se ky vit ka rezultuar me shifra më pesimiste se ato të dy viteve të fundit.

Postuar: 22/08/2017 - 08:17

Në shtator nuk do të jetë vetëm Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë që do të sigurojë furnizimin me energji të vendit.

Postuar: 22/08/2017 - 08:16

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin e dhënies së lejes së ndërtimit.

Postuar: 22/08/2017 - 08:12

INSTAT ka publikuar, gjatë ditës së djeshme, raportin mbi hyrjet dhe daljet e turistëve në vend.

Postuar: 22/08/2017 - 08:10

Qëndrimi i ministrave teknikë dhe drejtorëve teknikë ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.

Postuar: 21/08/2017 - 14:29

Konsumatorët shqiptarë po e preferojnë gjithnjë e më shumë çokollatën, ndonëse mbeten shumë poshtë nivelit të konsumit të shteteve të tjera europiane, sidomos atyre perëndimore.