
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Shtator 2023
iShqipëria po përjeton zhvillime pozitive në sektorin e turizmit me rritjen e net-qëndrimeve dhe numrin e vizitorëve të huaj, por të dhënat e para tregojnë se hotelet kanë rritur të ardhurat nga shitjet më shumë se restorantet.
Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i shitjeve në vlerë në sektorin e hotelerisë shënoi rritje vjetore me 30.7% në 3-mujorin e dytë të vitit 2023.
Restorantet kishin gjithashtu rritje, por me ritme më të ulëta se hotelet. Indeksi i shitjeve në restorante u rrit me 16% në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit 2022.
Shqipëria u reklamua si një destinacion i lirë dhe për këtë fakt, shumë turistë të huaj nga Europa Perëndimore zgjodhën vendin tonë për pushimet vjetore.
Rritja e të ardhurave për këto aktivitete duket se është ndikuar më shumë nga rritja e çmimit.
Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon për informalitet të lartë në sektorin e turizmit.
Sipas INSTAT, në vitin 2022, ekonomia shqiptare xhiroi rreth 4,5 trilionë lekë. Hotelet dhe restorantet kontribuuan me 11.8% të xhiros totale në ekonomi, nga vetëm 2.3% në vitin 2021.
Por nga ana tjetër, kontributi i turizmit në punësimin me pagë mbeti i pandryshuar në vitin 2022 në krahasim me 2021.
Kontributi në punësim vijoi të jetë i zbehtë edhe këtë vit. Indeksi i punësimit në bizneset e hoteleve shënoi rritje vjetore me 4.2% në tremujorin e dytë 2023, ndërsa restorantet shënuan rritje vjetore të indeksit të punësimit me 1.6%.
Sektori i turizmit shfaqi kërkesë të lartë për punonjës, por një pjesë e madhe nevojave po plotësohen me të huaj si pasojë e mungesave brenda vendit.
Referuar të dhënave, Shqipëria u vizitua vetëm gjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin gjatë 8-mujorit të vitit 2022, në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 27%.
Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që udhëtuan drejt Shqipërisë shënuan rritje me 37% përkundrejt 6-mujorit të parë të 2022-shit, duke arritur 1.55 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Burimi: INSTAT/ Monitor
Më të lexuarat


Projektligji për lojërat e fatit, komisioni i ekonomisë gjen probleme të shumta, kërkon rishikim

Skema Kombëtare, ministrja Anila Denaj: 100% mbështetje për bletarët

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

SPAK zbulon abuzim në tenderat e naftës në Bashkinë e Kukësit, Prefekti Granit Gjana pezullohet nga detyra

Mete: Programi i strehimit me kushte lehtësuese do të vijojë edhe vitin e ardhshëm

"Kapërcen" çmimi i naftës në Shqipëri, eksperti i njohur ngre dyshimet e forta: Tregjet abulojnë pasi mungon konkurenca, që prej momentit kur u shkri bordi i transparencës...

Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin 76 dollar për fuçi, shqiptarët e blejnë deri në 200 lekë/litri

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Gazetari i njohur zbulon skemën: Si çon pastrimi i parave në rënien e fuqisë së euros
