BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

TVSH për avokatët, Tatimet sqarojnë procedurën që do të ndiqet për t’u përfshirë në skemën e deklarimit

TVSH për avokatët, Tatimet sqarojnë procedurën që do

Pasi Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e qeverisë që parashikonte që avokatët do të paguanin TVSH nga zero, Tatimet kanë sqaruar mënyrën se si do të veprohet tani. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky profesion përfshihet në skemën e TVSH, vetëm pasi të plotësojë kriterin e qarkullimit të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Aktualisht ky kufi është 5 milionë lekë, ndërsa nga 1 prilli, kufiri do të ulet në 2 milionë lekë. “Bazuar në Vendimin e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, Nr.00-2017-1809, dat? 19.07.2017, i cili ka shfuqizuar pjesërisht aktin administrativ VKM nr.953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” në nenin 11, pika 2, për profesionin e avokatit, duke e trajtuar profesionin e avokatit si një veprimtari ekonomike që duhet të përfshihet në skemën e TVSH, vetëm pasi të plotësojë kriterin e qarkullimit të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe në referencë të ligjit 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, i ndryshuar, neni 120 dhe 122. T? gjithë subjektet tatimpaguese që janë të regjistruar dhe ushtrojnë profesionin e avokatit, mund t’i drejtohen Drejtorive Rajonale ku ata janë të regjistruar, për të deklaruar në mënyrë individuale, zgjedhjen për të qenë pjesë ose jo e skemës së TVSH, në mënyrë që këta të fundit të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore për subjektet tatimpagues që ushtrojnë profesionin e avokatit. Ndërkohë, me paraqitjen e tyre pranë shërbimit të tatimpaguesve në DRT përkatëse, do të orientohen për procedurat e mëtejshme që do të ndjekin”, përfundon njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

TVSH e avokatëve

Dhoma Kombëtare e Avokatisë paditi në shtator të vitit 2015 Këshillin e Ministrave në Gjykatën e Apelit Administrativ, duke kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të VKM së dhjetorit 2014, për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Të gjithë avokatët në vend i kërkonin gjyqësorit të trajtoheshin si të barabartë me bizneset, të cilave në referim të ligjit për TVSH, Këshilli i Ministrave u ka caktuar si kufi minimal të qarkullimit vjetor për regjistrimin për TVSH, në shumën e 5 milionë lekëve. Në korrik të këtij viti, Gjykata Administrative rrëzoi pjesërisht aktin administrativ, sipas të cilit avokatët do të duhet të paguanin TVSH duke filluar nga zero. Ky vendim erdhi pas padisë që dërgoi në Gjykatën e Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër Këshillit të Ministrave, pasi ligji për TVSH në pikën 2 të nenit 11 përsa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se avokatët detyrohen të llogarisin, të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar. “Kjo xhiro vjetore për bizneset në tërësi llogaritet në nivelin e qarkullimit prej 5 milionë lekë, ndërkohë që për avokatët, në mënyrë krejtësisht absurde, ky nivel ishte caktuar në kufirin 0 lekë. Kjo praktikisht do të thotë që për çdo shërbim të ofruar nga ana e avokatit duhej të llogaritej dhe paguhej TVSH në masën 20% të shërbimit të ofruar”, ka argumentuar Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë. Tashmë, pas hyrjes në fuqi të vendimit të gjykatës, detyrimit për llogaritjen dhe pagesën e TVSH i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milionë lekë të reja në vit. Të gjithë avokatët e tjerë nën këtë nivel xhiro vjetore nuk kanë detyrim të jenë subjekt i pagesës së TVSH, që do të thotë nuk kanë detyrim të llogarisin 20% për efekt pagese TVSH dhe shërbimi i tyre nuk do të faturohet nëpërmjet faturës me TVSH por me faturë të thjeshtë tatimore.