Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Udhëzimi i Financave shtrëngon procedurat tatimore, ja si do të eliminohen skemat me niptet sekondare, ndarjet apo mbylljet fiktive të bizneseve

Postuar: 23/03/2019 - 07:27

Në kuadër të paketës fiskale për vitin 2019, në bazë të të cilës ndryshon dhe ligji për procedurat tatimore, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar udhëzimin e ri që eleminon skemat me niptet sekondare, si dhe ndarjet apo mbylljet fiktive të bizneseve. Kështu, sipas udhëzimit të ri të Financave, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, një individ me të njëjtin numër të identifikimit personal mund të regjistrohet vetëm një herë si person fizik tregtar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe pajiset vetëm me një numër unik të identifikimit të tatimpaguesit, në vijim NUIS/NIPT. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NUIS/NIPT të ri, nga QKB-ja, vetëm mbas çregjistrimit të NUIS/NIPT - in ekzistuese. Për çdo vend tjetër të ushtrimit të aktivitetit të ndryshëm nga adresa kryesore, personi fizik duhet të pajiset me një certifikatë me numër unik të identifikimit të tatimpaguesit të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes së re.

Mbyllja e nipteve

Individët me të njëjtin numër të identifikimit personal, të cilët janë të pajisur me disa numra unikë të identifikimit të tatimpaguesit (NUIS/NIPT), duhet që brenda datës 31.8.2019, të sistemojnë situatën e tyre, duke aplikuar në QKB për mbylljen e NIPT-ve të tjera dhe mbajtjen e një NIPT-i kryesor. Nëse do të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitet në adresat që do të mbyllen duhet të aplikojnë në QKB për hapjen e tyre si adresa dytësore të NIPT-it aktiv kryesor. Nëse pas përfundimit të këtij afati konstatohet që një individi me të njëjtin numër të identifikimit personal nuk ka zbatuar pikën 43.1.2 të këtij udhëzimi, administrata tatimore do te aplikojë vlerësimin alternativ të tatimpaguesit sipas nenit 71 pika “f”) të ligjit për procedurat tatimore.

Pezullimi i aktivitetit

Qendra Kombëtare e Biznesit pranon pezullimin e aktivitetit të subjektit/tatimpaguesit vetëm kur nga ana e tij janë paguar të gjitha detyrimet tatimore në momentin e aplikimit për pezullimin e aktivitetit. Në momentin e aplikimit të subjektit/tatimpaguesit për pezullim aktiviteti, QKB-ja bën verifikimin e detyrimeve tatimore të subjektit /tatimpaguesit. Miratimi i pezullimit të aktivitetit nga ana e QKB-së për çdo subjekt/tatimpagues bëhet pasi është verifikuar më parë situata e detyrimeve tatimore të tij në momentin e aplikimit për pezullim dhe ka rezultuar një nga rastet si më poshtë: a) Subjekti/tatimpaguesi nuk ka detyrime; b) Subjekti/tatimpaguesi ka paguar detyrimet tatimore, fakt i cili vërtetohet nga mandati i bankës, të cilit duhet ti bashkëlidhet edhe urdhërpagesa. Shuma e detyrimeve në mandat pagesë, duhet të përputhet me shumën e detyrimit në urdhërpagesë. Urdhërpagesa duhet të jetë e printuar dhe të jetë paguar shuma totale e detyrimit, jo më parë se 3 ditë kalendarike nga data e aplikimit për pezullim. Subjekti/tatimpaguesi që ka lidhur marrëveshjeje për pagesë me këste të detyrimit tatimor, nuk mund të pezullojë veprimtarinë ekonomike.

Statusi i biznesit

Çdo tatimpagues përpara se të hyjë në një transaksion me një tatimpagues tjetër, duhet të verifikojë statusin e tij dhe të sigurohet që blerësi apo shitësi është tatimpagues me status “Aktiv” dhe mund të kryejë transaksione. Do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit, rezultojnë të jenë me statusin pasiv, dhe dënohen: Për shitësin, i cili është në regjistrin pasiv, bëhet vlerësim tatimor pasi të jetë aktivizuar më parë (kaluar në status aktiv) kryesisht nga DRT-ja e juridiksionit përkatës dhe vendoset dënim, në përputhje me nenin 116 të ligjit. Ky aktivizim bëhet nga data e kryerjes të transaksionit; Për blerësin, vlerësim tatimor për mosnjohjen e TVSH-së së zbritshme dhe të shpenzimit. Me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata leasing, do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpaguesit që janë në regjistrin pasiv, dhe dënohet: Shitësi aktiv, në përputhje me pikën 2, të nenit 128, të ligjit. Ky dënim nuk aplikohet vetëm për ditët gjatë cilave lista e tatimpaguesve në regjistrin pasiv nuk është përditësuar nga administrata tatimore për arsye teknike dhe; blerësi në regjistrin pasiv, me vlerësim tatimor të detyrimit, pasi është aktivizuar më parë (kaluar në status aktiv) kryesisht nga DRT-ja e juridiksionit përkatës dhe vendoset dënim, në përputhje me nenin 116 të ligjit. Ky aktivizim bëhet në datën e konstatimit të transaksionit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:05

 Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje në vitin 2018, duke arritur rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë.

Postuar: 20/04/2019 - 07:51

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërh

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr