Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Udhëzimi i ri i Financave, detyrimet e prapambetura të akcizës pas 2010 do të mblidhen nga Doganat, ja procesi që do të ndiqet

Postuar: 22/03/2019 - 07:20

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, i cili tashmë ka marrë fuqi ligjore parashikon përcaktimin e rregullave të detyrueshme mbi transferimin nga administrata tatimore për ndjekje nga administrata doganore të të gjitha detyrimeve të papaguara të akcizës, të periudhës pas vitit 2010, që janë kontabilizuar në administratën tatimore para datës 1 tetor 2012, si dhe për borxhet pas datës 1 tetor 2012, për detyrimet e akcizës që i përkasin periudhës para datës 1 tetor 2012. “Të gjitha detyrimet e papaguara të akcizës, të periudhës pas vitit 2010, që janë kontabilizuar në administratën tatimore para datës 1 tetor 2012, si dhe për borxhet e lindura pas datës 1 Tetor 2012, për detyrimet e akcizës që i përkasin periudhës para datës 1 tetor 2012, kalojnë në ndjekje të administratës doganore. Administrata tatimore përcjell menjëherë të gjithë informacionin në lidhje me detyrimet e prapambetura të akcizës. Ky proces përfundon në datë 7.5.2019”, përcaktohet në udhëzimin e Financave.

Përgatitja e të dhënave

Drejtoritë rajonale tatimore do të shqyrtojnë paraprakisht respektimin e hapave proceduriale për secilën dosje të subjekteve debitorë të akcizës dhe afatet e parashkrimit të së drejtës për fillimin e procedurave për zbatimin e masave shtrënguese në harmoni me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe atij doganor në fuqi. “Për subjektet të cilët plotësojnë kushtet ligjore për mbledhjen me forcë të borxhit bëhet paraprakisht edhe evidentimi nëse këto subjekte aktualisht janë me status aktiviteti “aktiv” apo “pasiv”. Drejtoritë rajonale tatimore duhet të përgatisin informacionin e detajuar të të dhënave që përmban dosja e detyrimeve të papaguara, bashkë me dokumentacionin mbështetës, si dhe hapat e ndjekura nga këta të fundit sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Transferimi sipas rregullave të arkivit për detyrimet e papaguara të akcizës kryhet nëpërmjet kalimit të dosjeve respektivisht për secilin debitor (dokumentacioni mbështetës provues për çdo hap te ndjekur nga ana e administratës tatimore, korrespondencën me institucione të tjera lidhur me ndjekjen e borxhit etj.), shoqëruar me formularët e transferimit të detyrimeve të papaguara të akcizës, bashkëlidhur pjesë përbërëse e këtij udhëzimi)”, vijon më tej udhëzimi.

Kalimi i dosjeve

Këto formularë përgatiten nga strukturat përgjegjëse për mbledhjen me forcë në drejtoritë rajonale tatimore. Në formularët e transferimit përfshihet informacioni mbi të dhënat e subjektit, si dhe të dhëna të detajuara ku specifikohet: shuma e papaguar (ndarë në zëra dhe totale), nr./dt. E vendimit, nr./dt. e njoftim vlerësimit, data e kontabilizimit, statusi i subjektit, si dhe informacioni në lidhje me proceset gjyqësore. Në shumën e detyrimit të papaguar përfshihen edhe kamatëvonesat e llogaritura deri në datën e plotësimit të formularit të transferimit. Llogaritja e kamatëvonesave bëhet nga strukturat përgjegjëse për Analizën dhe Kontabilitetin në drejtoritë rajonale tatimore. Të dhënat e detajuara në formularin e transferimit, për çdo rast do të rakordohen me të dhënat e administruara nga drejtoritë e kontrollit, Drejtoria e Kontabilitetit dhe Drejtoria e Borxhit pranë drejtorive rajonale tatimore, të cilat administrojnë tatimpaguesit e akcizës si subjekt të detyrimit të papaguar. Formularët e transferimit për subjektet e akcizës me detyrime të papaguara, do të dërgohen nga ana e drejtorive rajonale tatimore përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të dërgojë të gjithë dosjet dhe formularët e transferimit të subjekteve të akcizës me detyrime të papaguara, sipas përcaktimeve të pikave 4, 5 dhe 6 të këtij udhëzimi, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në përputhje edhe me legjislacionin mbi arkivën. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në varësi të adresës ku subjekti debitor ka selinë, urdhëron degët doganore përkatëse për marrjen në evidencë dhe kontabilizimin e borxhit të akcizës, si dhe ndjekjen e të gjitha procedurave deri në mbledhjen dhe shuarjen e këtij borxhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 07:51

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos japin kredi.

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërh

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr

Postuar: 14/04/2019 - 07:47

Operatorët ekonomikë kanë pasur ankesa të shumta vitin e kaluar për dokumentet e tenderëve.