BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Udhëzimi i ri/ Ndryshojnë procedurat e llogaritjes dhe pagesës së taksës vjetore për makinat e përdorura, ja çfarë ndodh me makinat luksoze

Udhëzimi i ri/ Ndryshojnë procedurat e llogaritjes dhe pagesës

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndryshuar procedurat e llogaritjes dhe pagesës së taksës vjetore për makinat e përdorura. Udhëzimi me procedurat e reja është botuar dje në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij udhëzimi, detyrimi i taksës së mjeteve të përdorura të transportit do të paguhet për

vitin kalendarik (nga 1 janari deri më 31 dhjetor) për të cilin ka lindur detyrimi. Udhëzimi përcakton qartë se taksa e paguar në vitin aktual, pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet, ka vlefshmëri 365 ditë. Përshembull, nëse pronari i mjetit paraqitet me datë 11.2.2019 për të paguar taksën e vitit 2019, pra detyrimin e taksës për periudhën nga 1.1.2019 deri më 31.12.2019, afati i vlefshmërisë së kësaj takse është deri me 11.2.2020. Udhëzimi i ri sjell një procedurë të re edhe për mjetet që regjistrohen për herë të parë. “Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, por që në momentin e targimit kërkohet të bëhet njëkohësisht edhe procedura e çregjistrimit të përkohshëm të tyre, detyrimet për TVMP llogariten dhe paguhen për muajin në të cilin mjeti do të regjistrohet, ndërkohë që bëhet edhe procedura e çregjistrimit të tij, duke dorëzuar targat dhe lejen e qarkullimi”, thuhet në udhëzimin që i shtrin efektet që nga muaji janar i vitit 2019.

 Makinat luksoze

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave përcakton një procedurë të re dhe për taksën vjetore të automjeteve luksoze. Kështu, sipas këtij udhëzimi, mjetet që regjistrohen për herë të parë, por që në momentin e targimit kërkohet të bëhet njëkohësisht edhe procedura e çregjistrimit të përkohshëm të tyre, detyrimet për TVML llogariten dhe paguhen për muajin në të cilin mjeti do të regjistrohet, ndërkohë që bëhet edhe procedura e çregjistrimit të tij, duke dorëzuar targat dhe lejen e qarkullimi. Përshembull, nëse subjekti/qytetari, paraqitet në DRSHTRR për të regjistruar mjetin me cilindratë 3628 cm3 , lloji i karburantit naftë, vit prodhimi 2008, por njëkohësisht kërkon të bëjë çregjistrimin e përkohshëm për këtë mjet. Për mjetin në fjalë, punonjësi i DRSHTRR do të bëjë regjistrimin sipas procedurave përkatëse, do llogarisë dhe arkëtojë për një muaj TVMP-në në shumën 1.058 lekë, TRML-në do ta llogarisë dhe arkëtojë të plotë, si dhe do të llogarisë dhe arkëtojë TVML-në për një muaj në shumën 1.750 lekë. Njëkohësisht do të mbahen targat dhe leja e qarkullimi për këtë mjet sipas procedurave përkatëse. Kur subjekti/qytetari pronar i mjetit do të paraqitet pranë DRSHTRR-së për të rikthyer në qarkullim mjetin, p.sh., në datën 12.07.2019, nga ana e punonjësit përkatës do të llogaritet dhe arkëtohet diferenca e TVMP-së për 6 muaj, korrik dhjetor 2019, në shumën 6.348 lekë dhe TVML-së për 6 muaj korrik–dhjetor 2019 në shumën 10.500 lekë, si dhe do të bëhet rikthimi në qarkullim i këtij mjeti sipas procedurave të përcaktuara.

Pagesa e taksës

Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. Pagesa e taksës bëhet brenda afatit të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit. Të ardhurat nga taksa dhe gjobat për çdo rast, mblidhen nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit dhe shpërndahen sipas procedurave të përcaktuara me VKM, 5% strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, 18% buxhetit të qeverisjes vendore dhe pjesa tjetër Buxhetit të Shtetit.

Më të lexuarat