BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Ekonomia

“Ushqimet mbeten të shtrenjta”/ Të dhënat e INSTAT: Inflacioni zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë

“Ushqimet mbeten të shtrenjta”/ Të dhënat e INSTAT:

Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, ka shënuar një rënie tjetër gjatë muajit gusht.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 është 4,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 8,0%.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit, që nga shkurti 2022, përpara se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, që shkaktoi kaos në tregje dhe rriti çmimet e shumë produkteve. Në krahasim me tetorin 2022, kur u arrit niveli më I lartë që nga viti 1998, prej 8.3%, inflacioni është përgjysmuar.

Megjithatë, ushqimet, që zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familjeje vijojnë të mbeten të shtrenjta. Sipas INSTAT, ushqimet kanë ndikuar në më shumë se gjysmën e krijimit të inflacionit në gusht, duke u rritur me 7.8%, gjithsesi me ritme më të ngadalta se muajt e mëparshëm.

Më të shtrenjta janë dhe kafetë e restorantet me 5% më shumë, ndërsa ka vijuar ulja e karburanteve në raport me një vit më parë, megjithëse me bazë mujore ato po shtrenjtohen.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,78 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,66 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,8%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0%, “Veshje dhe këpucë” me 4,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Shëndeti” me 1,3% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 10,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 9,1%, “fruta” me 7,7%, “peshk” me 5,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,5%, “bukë dhe drithëra” me 2,3%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Korrik 2023, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 2,8%, pasuar nga çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Shëndeti”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1%./Monitor

Më të lexuarat