BREAKING NEWS

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok
x
BREAKING NEWS

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas
x
BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x

Ekonomia

Vendet e rajonit mbrojnë konsumatorin me limit çmimesh, ekzekutivi shqiptar nuk ndihet, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për rritjen e çmimit të naftës

Vendet e rajonit mbrojnë konsumatorin me limit çmimesh, ekzekutivi

Shqipëria është i vetmi vend në rajon me çmimin më të lartë të naftës, ku qeveria shqiptare vuan nga mungesa e fleksibilitetit. Çmimet e fiksuara në tabelat e pikave me pakicë nuk kanë të ndaluar dhe ditën e djeshme kapën kulmin në nivelin e 260 lekëve për litër. Qeveria shqiptare nën sloganin “jemi në luftë”, justifikohet ky çmim. Nëse barra fiskale për litër ka ndaluar në kufirin e 130 lekëve, nga ana e qeverisë nuk ka ndërmend të merren masa për vënien e një tavani të taksimit të litrit të naftës. Ndryshe ndodh në vendet fqinje. Në Kosovë mesatarisht me 1,68 euro, ose e konvertuar me kursin e këmbimit të mërkurën me  rreth 215 lekë për litër. Në Maqedoninë e Veriut, me rreth 180 lekë për litër. Vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama përjashtoi çdo mundësi për ndërhyrje në taksa, çka është kërkuar prej disa ditësh nga ekspertët e ekonomisë, me qëllim lehtësimin e konsumatorëve.

Por, si paraqitet situata në dy vendet fqinje?

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut një natë më parë janë krijuar radhë të gjata të makinave në pritje për t’u furnizuar me karburant. Mësohet se edhe në këtë vend, opozita ka reaguar ashpër për rritjen ekstreme të çmimeve të karburanteve dhe ka kërkuar nga Qeveria që të marrë masa urgjente për uljen e çmimeve, duke ndërhyrë në akcizë. Dhe duket se ekzekutivi i vendit fqinj do të reagojë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke u përgatitur që të enjten të shpallë dy masa të rëndësishme për zbutjen e çmimeve. Në lojë është ulja e akcizës për karburantet, si dhe heqja e TVSH-së për disa produkte ushqimore, energjinë elektrike dhe ngrohjen. Ulja e akcizës për karburantet, do të ishte 30 për qind, ndonëse po konsiderohen skenarë për ulje prej 10 dhe 20 për qind. Masa e dytë ka të bëjë me heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për një listë specifike të kufizuar të produkteve ushqimore, si dhe për energjinë elektrike dhe ngrohjen. Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët. “Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiç. Vuçiç shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për importin e energjisë nga Rusia. Të gjithë mendojnë si të zbusin goditjen e tregje ndërkohë që ekzekutivi shqiptar bën shurdhin.

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji shkurt. Tregu i shitjes me shumicë përfshin ndërmarrjet importuese të karburantit të llojit naftë dhe benzinë, si dhe ato që e blejnë me shumicë në tregun e brendshëm. Ky institucion shprehet se rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë dhe për pasojë duke rezultuar në çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor. AK ka nisur një monitorim të tregut gjatë muajit shkurt, për të vlerësuar tendencat e çmimeve të karburanteve diesel dhe benzinë, pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve. Nga deklaratat e marra gjatë monitorimit, u konstatua se në muajt e fundit ka patur një rritjeperiodike të vazhdueshme të çmimit të karburantit. Në periudhën e monitorimit, çmimet arrinin deri në 194 lekë për litër dhe vendimi i AK është marrë në fund të muajit shkurt; por gjatë muajit mars çmimet kanë nisur një tjetër rritje galopante dhe kanë prekur çmime rekord të të gjitha kohërave. Në mesin e kësaj jave, çmimi i karburantit diesel dhe benzinë ka arritur deri pranë kufijve të 300 lekëve për litër. Tregtarët e mëdhenj e argumentojnë këtë shtrenjtim me rritjen e fortë të çmimit të karburanteve në tregjet botërore. Lënda e parë, nafta bruto, tregtohet aktualisht me pothuajse 130 dollarë amerikanë për fuçi. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë i kanë dhënë një goditje të mëtejshme çmimeve që kishin nisur prej muajsh një rritje të ndjeshme, për shkak të kërkesës më të lartë dhe vendimit të prodhuesve të mëdhenj për të mos shtuar sasitë e hedhura në treg.

Operatorët reduktojnë 55% të autobusëve në kryeqytet

Shërbimi i transportit urban në kryeqytet po shkon drejt pezullimit të plotë, për shkak të mospërballimit të shpenzimeve nga rritja e lartë e çmimit të naftës. Sipas shoqatës së linjave të transportit: “Operatorët e transportin urban në kryeqytet janë në pamundësi financiare për të përballuar koston nga rritja e çmimit të naftës. Në Porto Romano sot kompanitë u furnizuan me naftë me çmim 254 lekë/litër. Me ketë çmim të naftës operatorët arrijnë të përballojnë financiarisht furnizimit për 2 apo 3 ditë. Përveç shtrenjtimit të çmimit po hasim edhe vështirësi për gjetjen e naftës. Grosistët nuk të furnizojnë për të gjithë sasinë e kërkuar”. Në kryeqytet operojnë 11 kompani për 16 linja të transportit publik. Aktualisht kompania “Alba Trans” për linjën e Tiranës të Re nga 18 autobusë në dispozicion ka nxjerrë vetëm 10 prej tyre. për linjën e ish uzinës të Autotraktorëve nga 7 autobusë operojnë 4 prej tyre.  Kompania “Shega Trans” për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë nga 20 autobusë që janë dispozicion ka reduktuar numrin në 10. Sipas të dhënave të shoqatës për vënien e plotë të flotës të autobusëve 1 operator duhet të shpenzojë 3,000 litra naftë/ditë.