BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Vendimet e Arbitrazhit dhe Gjykatës së Strasburgut godasin buxhetin e shtetit, mbi 153 milionë lekë detyrime

Vendimet e Arbitrazhit dhe Gjykatës së Strasburgut godasin buxhetin e

Çështjet e humbura në gjykatat ndërkombëtare i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 153 milionë lekë detyrime gjatë 2019. Në buxhetin faktit 2019 të dërguar në Kuvend thuhet se, rritja ekonomike është ngadalësuar shumë me mbi 2% në 12 muaj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në atë periudhë arka e shtetit është boshatisur për të shlyer detyrimet ndaj vendimeve të Arbitrazhit dhe Gjykatës së Strasburgut dhe jo për investime të nevojshme. Konkretisht vetëm faturat e Arbitrazhit kanë qenë mjaft të kripura, duke patur parasysh efektet e mëdha financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Konkretisht gjatë 2019 shteti shqiptar ka shpenzuar 153.37 milionë lekë për të shlyer vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit, ku deficiti më i madh ka ardhur nga Ministria e Infrastrukturës me 95 milionë lekë. “Në vitin 2019, vlera totale e vendimeve të Arbitrazhit të paguara nga buxheti i shtetit rezultoi në masën rreth 153.37 milionë lekë. Nga këto: 95.83 milionë lekë, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për likuidimin e faturave të shërbimeve juridike dhe kostot paraprake administrative, për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar”, thuhet në raport. Gjithashtu ministria që i ka shkaktuar humbje të mëdha arkës është Ministria e Financave, me një shumë prej 55.16 milionë lekësh për pagesën e shërbimeve juridike, kostot administrative dhe kostot e aplikimit, për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar. E ndjekur më pas nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me faturë 2.38 milionë lekë për pagesën e kostove fillestare të arbitrazhit ndërkombëtar. Ndër të tjera në raport sqarohet se, në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vet institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje), të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet respektive. Ndërkohë që, në rastet kur palë e paditur cilësohet “shteti shqiptar” apo “qeveria shqiptare”, këto vendime likuidohen përmes buxhetit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe/ose Fondit rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja.

Faturat e GJEDNJ-së

Nga ana tjetër raporti faktik i 2019 tregon se, Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka ndëshkuar Ministrinë e Financave me 8 mijë euro. Ajo që vihet re është se vendi ynë ka marrë këto “gjoba” për shkak të ngërçit dhe problematikave të krijuara në procesin e kompensimit të pronave. “Këto vendime kanë të bëjnë kryesisht me çështje që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave tek ish-pronarët. Sipas Avokaturës së Shtetit, risqet financiare që burojnë nga vendimet e GJEDNJ-së janë të karakterizuara nga një aftësi e dobët parashikuese, përsa kohë që kjo Gjykatë nuk funksionon me një kalendar të përcaktuar për komunikimin e çështjeve dhe nxjerrjen e vendimeve. Sakaq Gjatë vitit 2019, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ekzekutuar 3 vendime të GJEDNJ-së, me vlera përkatëse nën 10.000 EUR, me një vlerë totale prej 8.860 euro ose 1.151.231 lekë”, thuhet në raport. Sakaq mësohet se, gjatë vitit 2019, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar dy VKM lidhur me vendimet e GJEDNJ-së, me një vlerë totale prej 114.000 Euro ose 14.305.319 lekë, të cilat janë përballuar nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2019. Duke marrë në konsideratë faktin se kur pagesat nuk kryhen brenda afatit tre mujor nga data kur vendimi përkatës merr formën e prerë, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e një kamatë-vonese për çdo ditë vonesë.

Më të lexuarat