BREAKING NEWS

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar
x
BREAKING NEWS

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon
x
BREAKING NEWS

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet
x

Ekonomia

Vendimet e qeverisë, Edi Rama taksë për prodhuesit të energjisë për rritjen e shpërblimit të pensionistëve, gati ndërtimi i 984 laboratorëve digjitalë brenda vitit 2024

Vendimet e qeverisë, Edi Rama taksë për prodhuesit të

Arritja e objektivave të vitit që lamë pas dhe vendosja e prioriteteve për 2023 ishte në fokus të ditës së dytë të mbledhjes maratonë të kreut të qeverisë me ministrat. Objektivi ambicioz për gjysmë miliard eksporte bujqësore që është arritur gjatë vitit 2022 i bën shumë optimistë për këtë vit dhe i jep qeverisë mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor.Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili i dha detajet e takimit me kabinetin qeveritar përmes postimeve në Facebook. Sipas tij, në vitin 2022 është arritur objektivi për gjysmë miliard dollar eksporte bujqësore. “2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysmë miliardë USD në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë Shqipërinë2030kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësoredhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia”, shkroi Rama.Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të mblidhet në muajin prill. “Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkroi Rama, i cili ndodhet në mbledhje me ministrat.

Rama: Në 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit

Më tej kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2022 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve në 3 dekadat e fundit. Në 2021 janë 61 vrasje, e ndërsa në 2022 numri ka shkuar në 43, shifra këto të publikuara nga kryeministri.“Fakt kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. Në 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit. Kujtesë: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit, vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit. Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë”, tha ai.

Vaksinimi për fëmijët, kryeministri: Kemi ecur shpejt edhe në këtë drejtim

Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë ku vendi ynë renditet si vendi i dytë në rajon për shkallën e lartë të vaksinimit tek fëmijët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe pse jemi mbrapa në shumë aspekte, në disa drejtime është ecur shumë shpejt krahasuar me të tjerët. “Ka plot klasifikime ku duhet t’i ngjisim shkallët më shpejt se jemi ende mbrapa krahasuar me të tjerë, paçka se krahasimisht me nga gropa nga e kemi nisur ngjitjen kemi ecur më shpejt se plot të tjerë, po ka edhe klasifikime si ky i Europës&Azisë Qendrore, ku jemi ngjitur lart dhe kur mendon se sa mbrapa ishim me vaksinimin e fëmijëve”, shkruan Rama.

Rama: 984 laboratorë për revolucionin dixhital brenda vitit 2024

Ndërkohë kryeministri Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook nga mbledhja me ministrat në Vilën 31 se brenda janarit do të startojë programi i kodifikimit për 1200 të rinj. “Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta”, shkruan Rama.

Kryeministri: Fiskalizimi, një histori suksesi me 100%

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar fiskalizimin si një histori suksesi. Me anë të një postimi  në rrjetet sociale ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama shkruan se deklarimet, paga dhe sigurimet janë rritur me 7% në sektorin privat. “Fiskalizimi një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet. Deklarimet, paga dhe sigurimet janë rritur  me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese. Investimet e huaja direkte 984mln euro janar-shtator 2022 ose 255 mln € më shumë se janar-shtator 2021”, shkruan Rama.