BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Vendimi i qeverisë, ndryshojnë procedurat për certifikimin e punonjësve të sistemit shëndetësor, ja kriteret e reja

Vendimi i qeverisë, ndryshojnë procedurat për certifikimin e

Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndryshojë procedurat për certifikimin e profesionistëve në sistemin e shëndetësisë. Në vendimin më të fundit të bërë publik tregohen të gjitha kriteret dhe proceduat që duhet të ndjekin aplikantët për t’u certifikuar si punonjës të kujdesit shëndetësor. Sakaq, sqarohet se programi i certifikimit do të zhvillohet në cikle pesëvjeçare certifikimi, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm, i cili përputhet me afatet kohore të lejes së ushtrimit të profesionit/licencës. Brenda çdo cikli të programit, profesionisti duhet të ketë kryer aktivitete të edukimit të vazhdueshëm, nga të cilat të ketë mbledhur numrin minimal të detyrueshëm të krediteve, sipas kritereve të përcaktuara për programin në total, si dhe numrin minimal të krediteve të kërkuara për çdo vit. Kështu në përfundim të ciklit të programit të certifikimit çdo profesionist vlerësohet për përmbushjen e kritereve të certifikimit dhe merret vendimi përkatës. Ndër të tjera në  dokument theksohet se  për t’u bërë pjesë e programit shëndetësor aplikantët duhet të plotësojnë limitin e krediteve minimale të përcaktuara në 60, por të përfituara sipas aktiviteteve të ndryshme. “Për t’u certifikuar në përfundim të një cikli, profesionisti të plotësojë këto kritere: Të këtë mbledhur numrin minimal të detyrueshëm të krediteve, jo më pak se 60 kredite nga pjesëmarrja në aktivitete të edukimit të vazhdueshëm, të lidhura drejtpërdrejt me punën e profesionistit, nga të cilat: jo më pak se 50% të krediteve të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit të vazhdueshëm të akredituara për punonjësit socialë/psikologët; jo më shumë se 50% të krediteve të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit të vazhdueshëm në distancë të akredituara; dhe jo më shumë se 25% të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit në vazhdim të zgjedhura lirisht, të vetë raportuara dhe dokumentuar nga profesionisti”, thuhet në vendim. Ndërsa më tej theksohet se çdo aplikant nuk duhet ta mbyll një vit të të gjithë ciklit më pak se 7 kredite.

Dokumentet dhe proceduarat për pikëzim

Ndër të tjera në vendim sqarohet se certifikimi i aplikantëve do të bëhet përmes një pikëzimi, i cili vlerëson dhe njeh kreditet e secilit. Saktësisht, njohja dhe regjistrimi i krediteve do bëhet nga struktura përgjegjëse për edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit në bazë të kërkesës së dorëzuar nga vetë profesionisti. Ky i fundit duhet të depozitojë bashkë me kërkesën edhe dokumentet që faktojnë aktivitetin e kryer. Bëhet e qartë se në rastin e aktiviteteve konferencë shkencore, konferencë, trajnim kërkohet prezantim leksioni, grup rishikimi dhe programin e aktivitetit dhe certifikata apo diploma përkatëse. Për rastet e botimit të artikujve, kapitujve të librave ose librave duhet fotokopje e kapakut të revistës ose të librit, si dhe fotokopja e faqes së parë të artikullit ose të kapitullit. Në rastet e hartimit të teksteve mësimore duhet vërtetim nga shtëpia botuese dhe një fotokopje e faqes së parë të tekstit. Më tej, bëhet e ditur se për rastin e drejtimit të një praktike të studentëve  kërkohet vërtetim nga fakulteti dhe ofruesi i shërbimit të kujdesit shoqëror ku është kryer praktika e studentit. Ndërsa në rastin e pjesëmarrjes në programet e multimedias duhen të dhëna për programin dhe deklarimin e orëve të pjesëmarrjes.  

Procedura e certifikimit dhe përjashtimet

Sipas ndryshimeve të bëra, në përfundim të ciklit të certifikimit, për çdo profesionist, struktura përgjegjëse për edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror, kryesisht, shqyrton dhe vlerëson përmbushjen e kritereve të ciklit të programit të certifikimit si dhe vendos për certifikimin e profesionistit apo refuzimin e certifikimit. Më pas njoftohet profesionisti brenda 30 ditëve nga mbarimi i ciklit të certifikimit. Vendimi i marrë i njoftohet, gjithashtu edhe institucionit apo ofruesit të shërbimit publik apo privat ku është i punësuar profesionisti. Lista e profesionistëve të certifikuar bëhet publike nga struktura përgjegjëse për edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror, nëpërmjet shpalljes në faqen zyrtare elektronike të institucionit. Këto rregulla përjashtojnë nga detyrimi për të siguruar kreditet nga ndjekja e aktiviteteve të edukimit në vazhdim. Konkretisht bëhet fjalë për të gjithë profesionistët, të cilët dalin në pension brenda periudhës pesëvjeçare të ciklit dhe që nuk do të vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre.

Më të lexuarat