Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi, ndryshojnë procedurat e privatizimit të aseteve shtetërore me ankand

Postuar: 13/06/2018 - 07:34

Qeveria ka vendosur të ndryshojë procedurat e privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve të shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u firmosën disa ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2014, i cili përcakton mënyrën se si bëhet privatizimi i aseteve të tilla shtetërore. Këtij vendimi i nënshtrohen të gjitha shoqëritë tregtare me kapital tërësisht apo pjesërisht shtetëror, që veprojnë në sektorët jostrategjikë, te të cilat do të shiten paketat shtetërore të aksioneve. Ministri përgjegjës për Ekonominë nxjerr urdhrin për fillimin e procedurave të privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve, pasi shoqëria të jetë vlerësuar dhe të ketë përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për shitjen e këtyre paketave. Vlerësimi i shoqërisë dhe përgatitja e dokumentacionit të privatizimit bëhen në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për Ekonominë, në përputhje me udhëzimin përkatës që do të hartohet në zbatim të këtij vendimi. Ministria përgjegjëse për ekonominë, brenda 5 ditëve nga data e nxjerrjes së urdhrit të ministrit, i dërgon Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dokumentacionin për privatizimin e shoqërisë, që shërben për tëgjitha format e privatizimit sipas këtij vendimi, në origjinal ose të njësuar me të, i cili përmban urdhrin e ministrit përgjegjës për ekonominë për fillimin e procedurave të privatizimit; aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë; vendimin e regjistrimit të shoqërisë si person juridik në gjykatë dhe/ose në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me ndryshimet e bëra në të; bilancine fundit ushtrimor të shoqërisë; raportin e ekspertit kontabël; raportin e ekspertëve për vlerësimin e shoqërisë; genplanin apo planvendosjen e shoqërisë, të konfirmuar nga institucioni i prefektit; akt vlerësimin e truallit të shoqërisë; vërtetimin nga Qendra e Regjistrimit të Aksioneve për regjistrimin e shoqërisë që privatizohet, kur shoqëria ka mbi 50 aksionarë; aktin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të shoqërisë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, së bashku me hartën treguese.

Ndryshimet

Me ndryshimet e reja, qeveria vendosi që dokumentacioni i privatizimit, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të përcaktuar në urdhrin e ministrit, nëpërmjet strukturës përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, i dërgohet Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparencës, të krijuar me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë, për verifikimin, konfirmimin dhe transparencën e procedurave të vlerësimit dhe hartimit të dokumentacionit për paketat shtetërore të aksioneve që dërgohen për shitje/privatizim. Po ashtu, Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës i rekomandon ministrit përgjegjës për ekonominë vijimin e procedurës së privatizimit nga struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, nëse ekziston dokumentacioni i kërkuar ligjor dhe ka kaluar në të gjitha strukturat e parashikuara në këtë vendim. Në rast të kundërt, Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës kërkon plotësimin e dokumentacionit. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së dokumentacionit, shqyrton rregullsinë e tij. Kur në dokumentacionin e dërguar vërehen parregullsi të kërkesave të këtij vendimi, drejtoria e sipërpërmendur e kthen atë në ministrinë përgjegjëse për Ekonominë për plotësim. Me publikimin e shoqërisë për fillimin e procedurave të privatizimit, asaj i ndalohet të bëjë çdo ndryshim kapitali, të marrë hua apo kredi.

Formula e privatizimit

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, fillon menjëherë publikimin. Periudha e publikimit zgjat 30 ditë nga data e publikimit të parë dhe bëhet në çdo botim të Buletinit të Njoftimeve Publike, brenda këtij afati. Data e parë e publikimit të jetë data e përcaktuar në njoftimin, që kjo drejtori dërgon për publikim. Brenda periudhës së publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, kjo drejtori dërgon për publikim të dhënat për shoqëritë që privatizohen edhe në dy gazeta me qarkullim kombëtar, nga një botim në secilën gazetë. Krahas këtij publikimi bëhen njoftime në televizion dhe në internet. Në internet (faqja e Ministrisë së Financave) njoftohen edhe treguesit ekonomikë e teknikë të shoqërisë (llogaritë vjetore).

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2018 - 14:10

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj për herë të parë komentoi efektin e mbiçmimit të lekut në eksportet shqiptare.

Postuar: 20/06/2018 - 09:36

Qytetarët e Korçës, Vorës dhe Poliçanit janë më të kënaqurit në rang vendi me shërbimet që marrin

Postuar: 20/06/2018 - 09:21

Shqiptarët, që jetojnë në një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, duan të largohen nga

Postuar: 20/06/2018 - 07:57

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 20/06/2018 - 07:39

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në 94% të tenderëve të kryera nga 42 njësi vend

Postuar: 19/06/2018 - 19:37

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ndërtojë 7 ura të reja në disa segmente që konsiderohe

Postuar: 19/06/2018 - 13:17

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.