BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Vendimi për rritjen e pagave, ja sa do përfitojnë diplomatët, ambasadorët, konsujt dhe atashetë

Vendimi për rritjen e pagave, ja sa do përfitojnë

Nga vendimi i qeverisë për rritjen me 10% të pagës për administratën publike do të përfitojnë edhe diplomatët. Masa e rritjes së rrogës do të jetë e njëjtë edhe në këtë kategori dhe rritja ka hyrë tashmë në fuqi që nga data 1 mars. Gazeta sjell masat përkatëse se sa do të jetë rroga e re që tani e tutje do të përfitojnë diplomatët, konsujt, këshilltarët, ambasadorët si edhe atashetë. Sa i përket hierarkisë së pagave, nuk ka asnjë ndryshim, pasi më i paguari do të vijojë të jetë ambasadori. Konkretisht, referuar tabelave të bëra publike nga Ministria e Financave, rrogat e reja do të jenë si më poshtë. Ambasadori me rritjen prej 10% të nivelit të pagës tashmë do të përfitojë 1400 euro ose 1705 dollarë. Konsulli i përgjithshëm përfiton 1080 euro ose 1300 dollarë. Të njëjtën shumë përfitojnë edhe ministër fuqi plotë si edhe ministër këshilltarë. Sekretari i parë i konsullatës do të përfitojë 900 euro në muaj ose 1145 dollarë. Po ashtu, sekretari i parë Konsull tani e tutje do të përfitojë një pagë mujore prej 745 euro ose 915 dollarë në muaj. Sa i përket zëvendës konsullit ai do të marrë 585 euro në muaj ose 740 dollarë. Sekretari i tretë, ose siç njihet ndryshe agjent konsull do të përfitojë 530 euro në muaj ose 650 dollarë. Kategoria e fundit është ajo e Atasheut, i cili do të ketë një pagë mujore prej 475 euro në muaj ose 585 dollarë. Vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të paketës së rritjes së pagave, referuar këtij sektori, tha se rritja prej 10% në këtë kategori do të bëhet sipas gradave përkatëse. Në total, numri i përfituesve nga ky vendim është rreth 400 punonjës të Ambasadave, me efekt financiar 70 milionë lekë (12 mujor). Në fakt kjo është rritja e parë reale që kjo mazhorancë ka bërë në nivelin e përgjithshëm, të pagave që nga momenti që mori pushtetin në vitin 2013. Interesant është fakti që rritja në nivelin 10% vjen pikërisht në vitin e fundit të qeverisjes, në një vit elektoral.

Rritjet për kategoritë e tjera

Kategoria e diplomatëve nuk është e vetmja që përfiton nga rritja e pagave, pasi në total janë rreth 21 mijë punonjës që përfitojnë rritjen e pagës nga kategoritë e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kostoja vjetore financiare është 1 miliardë lekë. Në të njëjtën kohë, dje është njëjtësuar rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar. Rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar është 10%. Paga bazë e mësuesit në shkollat e mesme rritet me 3 850 lekë,muaj dhe Paga Bruto shkon 68.150 lekë,muaj. Paga bazë e mësuesit në ciklin e lartë në shkollat 9-vjeçare rritet me 3.550 lekë,muaj dhe Paga Bruto shkon 64.650 lekë,muaj. Paga bazë e mësuesit në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare rritet me 3.350 lekë,muaj dhe Paga Bruto shkon 62.450 lekë,muaj. Nga vendimi përfitojnë 31.370 punonjës të sistemit arsimor, me efekt vjetor 1.3 miliardë lekë. Rritja e pagës shoqërohet me rritjen e pagës edhe për arsimin e lartë, ku do të përfitojnë rreth 3.000 akademike dhe profesorë. Gjithashtu, paga në këtë sistem shoqërohet edhe me rritjen e pagave në sistemin arsimor të lartë me 10-12%. Rritje janë rreth 3500 profesorë dhe punonjës akademikë, të cilëve iu rritet paga pas një periudhe shumë të gjatë e paprekur nga asnjë qeveri, me një fond 45 milionë në vit. Rritjen e pagave me 10% në sistemin shëndetësor. Përfitojnë 18 mijë nëpunës me një fond total prej 1.3 miliardë lekë në 12 muaj.

Bujar Muçaku

 

Më të lexuarat