Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi, rriten pagat për punonjësit e shëndetësisë dhe policët e burgjeve, ja shtesat sipas kategorive

Postuar: 16/03/2017 - 08:00

Rritja e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve dhe punonjësit e sektorit të shëndetësisë, ishin dy nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së djeshme të qeverisë. Rritja e nivelit të pagave për punonjësit e policisë së burgjeve ka qenë një nga kërkesat e vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë, dhe me në fund qeveria e ka miratuar atë. Po ashtu, Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e së mërkurës, ka miratuar nivelet e pagave të punonjësve në sektorin e shëndetësisë. Shtesat në paga variojnë në bazë të titullit dhe vështirësisë në punë. Këshilli i Ministrave miratoi strukturën dhe nivelet e pagave të punonjësve me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë, në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, të punonjësve të infermieristikës, si dhe për trajtimin e mjekëve në strukturat e Forcave të Armatosura. Sipas vendimit të zbardhur për mjekët që janë në shërbim rojë 24 orë pa ndërprerje u jepet një shpërblim i konsiderueshëm. “Mjekët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale si dhe mjekët neonatë, përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj. Infermierët dhe laborantët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës dhe në njësinë e aksidenteve cerebrale përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj”, thuhet në vendimin e qeverisë. Po ashtu në vendim saktësohet se mjekët, të cilët në zbatim të sistemit të referimit dërgohen për konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera, përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në page, si më poshtë vijon: a) mjekët e institucioneve spitalore universitare 10 000 lekë; b) mjekët e spitaleve rajonale 5 000 lekë”.

Policia e burgjeve

Qeveria ka vendosur të përafrojë pagat e policisë së burgjeve me ato të pjesës tjetër të policisë. Kriter kryesor në të cilin do të bazohet rritja do të jetë kualifikimi përkatës, eksperienca në punë si edhe roli apo funksioni që personi kryen aktualisht. “Punonjësi i Policisë së Burgjeve me grada, për kohën e qëndrimit në gradë, përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në nivelin e pagës bazë të gradës pasardhëse. Përllogaritja e shtesës për vjetërsi në punë të fillojë në çastin e marrjes së gradës së re, sipas ligjit nr.10032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”.

Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite pune do të konsiderohen vitet e qëndrimit në gradë, të dokumentuara në librezën e punës së çdo punonjësi në strukturat e Policisë së Burgjeve si dhe në strukturat e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës, Forcat e Armatosura dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, sipas ekuivalentimit në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë. Vitet që përjashtohen nga llogaritja e shtesës së vjetërsisë në punë, vetëm për efekt pagese, janë vitet e sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, vitet e punës si punonjës pa grada, vitet e shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit ushtarak të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe periudhat e trajtimit me pagesë papunësie apo pagesë kalimtare.

Bujar Muçaku

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 09:56

Vendosja e një takse 22.4% mbi çmimin e produktit, nga ana e Ministrisë së Financave, për blerjet online, po penalizon vetëm ata që blinin në faqet europiane. Pjesa tjetër që shumicën e kohës blejnë nga Kina duket se i kanë shpëtuar kësaj mase.

Postuar: 17/10/2017 - 08:05

Shërbimi i tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë më shumë se 17,000 tatimpagues, 3,500 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve.

Postuar: 17/10/2017 - 08:04

Edhe pse bizneset dhe qytetarët kanë rritur së fundmi kërkesën për kredi, bankat vijojnë të shtrëngojnë kushtet e përfitimit të kësaj të fundit.

Postuar: 17/10/2017 - 08:01

Kontrolli i Lartë i Shtetit mendon se reforma e pensioneve që solli qeveria “Rama 1” është e dështuar.

Postuar: 16/10/2017 - 13:00

E shkurtër apo e gjatë, me qumësht apo shqeto, kafeja është pikënisja e ditës për shumë nga ne. Kafeja njihet për efektet që jep në organizmin e njerëzve.

Postuar: 15/10/2017 - 08:07

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara dhe Berzh nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e “Platformës Info

Postuar: 15/10/2017 - 08:05

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare që taksa e rritur për banesat të hyjë në fuqi që nga 1 janari dhe të ndryshojë mënyra e mbledhjes.