Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi, rritet çmimi i ujit për qytetarët dhe bizneset në Tiranë

Postuar: 15/11/2017 - 07:54

Nga 1 janari i vitit 2018, qytetarët do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm. Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44 për qind. Sipas tabelave të vendimit, familjarët që jetojnë në Tiranë do të paguajnë 65 lekë/m3; institucionet publike do paguajnë 140 lekë/m3, ndërsa ato privatë 155 lekë/m3. Vendimi është publikuar tashmë në faqen e ERRU. Në mes të vitit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë aplikoi pranë Entit Rregullator të Ujit për një rritje të çmimit të ujit, duke e argumentuar këtë me paratë që do t’i duheshin për të zbatuar një plan ambicioz investimesh. Në korrik, kërkesa kaloi edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i cili miratoi rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet me 20 lekë për m3 duke e çuar nga 45 lekë në 65 lekë/m3 për familjet dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës, e cila ka edhe kompetenca të plota mbi ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme do të garantojnë furnizimin 24 orë me ujë të kryeqytetit. UKT nga ana tjetër ka regjistruar një ecuri pozitive tek bilanci financiar i vitit 2016 kur regjistroi një fitim 5 milionë euro. Propozimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e tarifave të ujit parashikon përjashtimin nga kjo masë për një sërë kategorish individësh dhe subjektesh, por kjo do të kërkojë një vendimmarrje nga ana e qeverisë në mënyrë që të aplikohet. Sipas propozimit të bashkisë, nga rritja do të përfitojnë kompensim të papunët, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, të verbrit dhe paraplegjikët. Gjithashtu, rritje të tarifës së ujit nuk do të ketë edhe për personat që kanë pagë nën 35 mijë lekë, kryefamiljarët që s’kanë asnjë të punësuar në familje si dhe gratë e veja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2018 - 11:53

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore.  Sipas skemës së mbështetjes zëri për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë (pelet) në serrat me ngrohje, përfiton deri n

Postuar: 17/02/2018 - 10:09

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 17/02/2018 - 10:03

Pas kompanive celulare, Vodafon dhe Telekom, është Autoriteti i Konkurencës ai që hedh poshtë pretendimet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, se është konsult

Postuar: 16/02/2018 - 21:28

Zona e Bedatit, ne Divjakë dikur një zonë e shkretë është kthyer në një plantacion gjigant të mbjelljes së pemëve dru frutore.

Postuar: 16/02/2018 - 19:47

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 16/02/2018 - 08:12

AKEP ka shtyrë marrjen e vendimit për përjashtimin vetëm të Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net.

Postuar: 16/02/2018 - 08:10

Korrupsioni i lartë me pronat dhe legalizimet, problemet me tenderat publikë, rishfaqja e detyrimeve të prapambetura dhe nevoja e uljes së borxhit publik.