BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Vijon monopoli me kolaudimin e makinave, zgjatet kontrata me SGS, shtyhet liberalizmi i tregut

Vijon monopoli me kolaudimin e makinave, zgjatet kontrata me SGS, shtyhet

Monopoli i SGS me kolaudimin e makinave duket se do të vijojë edhe për disa kohë. Më 3 shtator kontrata koncesionare me këtë kompani përfundonte, por qeveria ende nuk ka një vendim për liberalizimin e tregut. Sipas burimeve, Ministria e Transportit ka shtyrë në afat kontratën me SGS. Në ditët në vijim do publikohen dhe afatet se deri kur do shtyhet kontrata. SGA është një ndër kompanitë më të akuzuara, por teksa pritej që të merrte fund bashkëpunimi me të dhe të kishim një liberalizim të tregut, nuk do ndodhë kështu, të paktën dhe për disa kohë.

Ja shkeljet e SGS

Komisioni i Konkurrencës vendosi në shkurt të 2018 hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve, me dyshimin se mund të jemi përpara një abuzimi me pozitën dominuese nga ndërmarrja SGS. Në përfundim të hetimit paraprak, Komisioni i Konkurrencës konkludoi se sjellja e ndërmarrjes me pozitë dominuese SGS në tregun përkatës, mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese, ndaj në qershor të 2018 u vendos hapja e hetimit të thelluar në këtë treg. Nga inspektimet e kryera në ndërmarrjen SGS rezulton se klientët për të marrë shërbimin e kontrollit teknik pranë QKT-ve të kësaj ndërmarrjeje duhet të paraqesin veç dokumenteve të tjera, edhe nënshkrimin e “Deklaratës-tip” nga ana e klientit, e kërkuar nga ana e koncesionarit duke marrë përsipër të heqë nga përgjegjësia çfarëdo dëmtimi që mund t’i ndodhë automjetit në territorin/mjedisin e koncesionarit, gjatë procesit të kontrollit teknik. Kjo kopje mbahet nga koncesionari dhe nuk i vihet në dispozicion klientëve pas nënshkrimit të tij. Komisioni i Konkurrencës me Vendimin Nr. 416 datë 18.05.2016 “Për disa rekomandime për rishikimin e tarifave dhe mbi hapjen e tregut të shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve” i ka rekomanduar ndërmarrjes SGS të rishikojë dhe ndryshojë përmbajtjen e paragrafit të tretë, të Deklaratës-Tip që nënshkruhet nga klientët para dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar, duke përcaktuar në të shkaktarin e dëmit si dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar.

Refuzimet e SGS

Në lidhje me këtë rekomandimin nga inspektimet e realizuara pranë ndërmarrjes SGS, rezultoi se kjo ndërmarrje nuk e ka marrë në konsideratë dhe vazhdon të kërkojë nga klientët e saj nënshkrimin e Deklaratës-tip. Ndërmarrja SGS mund të nënshkruajë rregullisht kontratën e sigurimit për përgjegjësinë profesionale me operatorët e sigurimeve në Republikën e Shqipërisë për mbulimin e dëmit të shkaktuar nga punonjësit e saj gjatë ushtrimit të kontrollit të automjeteve, por ekzistenca e kësaj deklarate-tip, pika tre e saj, bën të mundur lënien e fajit tek klientët që e nënshkruajnë këtë deklaratë për dëmet që ju shkaktohen makinave nga pajisjet, përveç punonjësve, në momentin e testimit të tyre. Klientët pa nënshkrimin e kësaj deklarate-tip të përpiluar nga ndërmarrja SGS, nuk mund të kryejnë kontrollin teknik të detyrueshëm të mjetit të tyre. Në rast të moskryerjes së kontrollit teknik të mjetit, klienti nuk mund të përdorë mjetin e tij për qarkullim dhe për këtë arsye detyrohet ta nënshkruajë këtë deklaratë-tip, sipas përmbajtjes së miratuar nga ndërmarrja me pozitë dominuese SGS. Pra, ndërmarrja me pozitë dominuese SGS, për ofrimin e shërbimit të kontrollit teknik për të cilin është ofruesi i vetëm në Republikën e Shqipërisë, vendos kushte shtesë ndaj klientëve të saj. Konkurrenca e gjobiti SGS me 500 milionë lekë. Por si duket qeveria ka vendosur që të mos mbyllë bashkëpunimin me këtë kompani, edhe pse pakënaqësitë ndaj saj janë të shumta.