BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Viti 2022 mbyllet me inflacion të lartë, BSH: Ndikojnë goditjet e tregut të huaj, çmimet e larta gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve, bizneset të tregojnë kujdes

Viti 2022 mbyllet me inflacion të lartë, BSH: Ndikojnë goditjet e

Inflacioni i lartë sipas Bankës së Shqipërisë ka përfshirë gjithë ekonominë dhe ka arritur nivelet më të larta historike dhe do të kulmojë në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa në fund të 2022 rritja do të stopojë. Ky është konkluzioni i Bankës së Shqipërisë i prezantuar në raportin e politikës monetare. “Ne presim që efektet e rritjes ndërkombëtare të stabilizohen në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe reduktimi gradual të nisë në 2023 e në vijim. Ne presim që inflacioni të kulmojë në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe të stopojë më pas dhe të kthehet në objektiv në 2024 prej 3%”, deklaroi dje për mediat, Erald Themeli Drejtor i Departamentit të Politikave Monetare. Ndërkohë kjo rritje e çmimeve, sipas Drejtorit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, do të ndikojë negativisht në buxhetin e familjeve. “Inflacioni i lartë gërryen fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Kjo gjë është edhe më e ndjeshme për familjet me të ardhura të mesme dhe të ulta, që e përdorin buxhetin më shumë për ushqime. Por përpos kohë ekonomia ka vazhduar të jetë në rritje dhe presim që të vazhdojë edhe më tej, kjo do të ndihmojë familjet që të përballojnë inflacionin”, u shpreh ai.

Inflacioni, bizneset të tregojnë kujdes

Ndërsa nga analizat e bëra nga Banka qendrore bizneset janë shprehur që inflacioni do të arrij në 10.6%, kurse qytetarët presin që ai do shkojë deri në 9.6%. “Analizat tona tregojnë se 75-80% e rritjes së inflacionit në 6-mujorin e fundit vjen nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimor dhe të naftës e cila më tej ka prodhuar efekt edhe në artikujt e tjetër”, tha ai. Më tej Drejtori i departamentit të Politikës Monetare shpjegon edhe arsyet kryesore që sollën rritjen e normës bazë të interesit për herë të tretë pak ditë më parë. “Tre janë konkluzionet kryesore të raportit që motivuan këtë vendimmarrje. E para është fakti që presionet inflacioniste në vend duke se janë më të forta se parashikimet fillestare. Inflacioni i huaj ka qenë mbi pritshmëritë dhe kërkesa për mallra ka qenë e qëndrueshme. Së dyti, është që ekonomia e vendit ka pasur ecuri pozitive, burimet e rritjes ekonomike janë të konsoliduar. Konkluzioni i tretë ka të bëjë me tregjet financiare që janë të qëndrueshme përballë goditjeve por ka rritje të normave të interesit në afatmesëm dhe afatgjatë”, nënvizoi Themeli.

Rreziqet për normat e inflacionit

Ashtu siç deklaroi pak ditë më parë guvernatori Gent Sejko, edhe në raportin e  politikës monetare thuhet se rreziqet për norma më të larta inflacioni dhe norma më të ulëta rritjeje ekonomike janë rritur. “Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta deri në fillim të vitit pasues dhe të vijë në reduktim më tej, për të qëndruar në objektivin 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Inflacioni në vend do të pasqyrojë në një masë të madhe rritjen aktuale të çmimeve në tregun botëror. Më tej, në mungesë të goditjeve të reja, stabilizimi i çmimeve jashtë pritet të lehtësojë presionet mbi inflacionin në vend”, thuhet në raportin e Politikës Monetare.

Shpenzimet buxhetore

Ndërkohë në raportin e Bankës së Shqipërisë jepen detaje edhe për shpenzimet buxhetore. Shpenzimet buxhetore të tremujorit të dytë qëndruan në nivel të njëjtë me atë të një viti më parë. Ecuria e investimeve, me rënie rreth 31% në terma vjetore, ishte përcaktuesi kryesor i frenimit të shpenzimeve. Nga ana tjetër, shpenzimet korrente kontribuuan pozitivisht me rreth 5.1 pikë përqindje në zgjerimin e totalit, si pasojë e shtimit të shpenzimeve të qeverisë për sigurime shoqërore e shëndetësore12. Po ashtu, qeveria akordoi një fond prej 2.5 miliardë lekësh në tremujorin e dytë, në formë huadhënieje për sektorin energjetik. Destinacioni i këtij fondi është mbështetja e bilancit financiar të OSHEE-së, i cili ka vuajtur rritjen e faturës së importit të energjisë përkundrejt çmimeve të pandryshuara të shitjes me pakicë, të aplikuar në tregun vendas për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Ky zë kontribuoi me 1.6 pikë përqindje në totalin e shpenzimeve”, thuhet në raportin e Politikës Monetare të publikuar dje nga Banka e Shqipërisë.

Më të lexuarat