BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Ekonomia

Vjen kthesa e madhe! Leku fiton pikë ndaj Euros dhe Dollarit, ja çfarë ndodh me kursin e këmbimit

Vjen kthesa e madhe! Leku fiton pikë ndaj Euros dhe Dollarit, ja

Leku shqiptar u forcua me 1.9% kundrejt euros dhe 2.8% kundrejt dollarit gjatë ditës së mërkurë pasi kishte shënuar nënçmim dramatik të hënën dhe të martën për shkak të pasigurisë së lartë të krijuar në ekonominë botërore nga sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Euro u këmbye për 124.7 lekë mëngjesin e së mërkurës, sipas kursit mesatar fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë ndërsa dollari i shkëmbye për 113.6 lekë.

Euro, e cila është monedha kryesore e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, kushtonte 122 lekë një javë më parë, por u shtrenjtua në 124 lekë të hënën dhe 127 lekë të martën, duke krijuar njëfarë frike në treg për nënçmim të shpejtë të monedhës kombëtare. Dollari, monedha me të cilën paguhen një pjesë e mallrave të importit, si grurë apo karburante, u shtrenjtua nga 110 në 117 lekë mes të premtes dhe të martës para se të bjerë të mërkurën.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasiguri në të gjithë botën, duke rritur me shpejtësi çmimet e lëndëve të para, të cilat sakaq kishin pësuar rritje që para luftës për shkaqe të tjera. Në Tiranë, çmimi i karburanteve u rrit brenda pak ditësh nga 200 në 260 lekë ndërsa kryeministri Edi Rama u duk se i fryu alarmizmit duke cituar një deklaratë nga Rusia që sugjeron rritje të çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi, pra dy herë më shumë nga sa është aktualisht. Në fakt, analistët e cituar nga Reuters parashikojnë që çmimi i naftës të arrijë në 200 USD për fuçi maksimalisht ndërsa mesatarja vjetore mund të jetë rreth 135 USD për fuçi.

Shtrenjtimi i lëndëve të para në tregun ndërkombëtar nënkupton që Shqipërisë do t’i duhet të paguajë sasi më të mëdha valute, gjë që mund të sjellë presion mbi lekun në tregun e brendshëm. Por rritja e shpejtë e çmimeve pritet të sjellë gjithashtu rënie të konsumit të karburanteve, gjë që do të zbusë kërkesën për valutë dhe presionin nënçmues mbi lekun.

Në tregun shqiptar, euro kushtoi të mërkurën 2.9% më shumë se sa më 24 shkurt, dita para fillimit të luftës në Ukrainë ndërsa dollari kushtoi 4.7% më shtrenjtë. Rreth 80% e tregtisë së jashtme të Shqipërisë bëhet në euro dhe 20% në dollarë. Nëse këto dy monedha konsiderohen si shportë, leku është dobësuar rreth 3% kundrejt këtyre dy monedhave nga 24 shkurti ndërsa gjatë ditës së djeshme u forcua me 2%. /BIRN